Panorama (Albania)

Kush janë këngëtaret që zbuluan pjesët intime gjatë performanc­ave në skenë

-

Kjo verë ka qenë jo pak e ngarkuar edhe për Elvana Gjatën. Artistja, krahas produksion­eve të reja që ka sjellë për publikun, nuk i ka ndalur edhe netët e live nëpër klube të ndryshme. E si çdo herë, ku është ajo, festa dhe argëtimi janë të siguruara. Por natyrisht që shpesh herë në rrjetet sociale, publikohen edhe episode gjatë netëve të këtyre koncerteve, ku situatat janë herë pas herë të paparashik­ueshme. Këtë herë, një incident ‘ hot’ ka ndodhur gjatë performanc­ës së Elvanës. Teksa ka qenë duke kënduar dhe kërcyer, në një moment, këngëtares i është ngritur fustani. Natyrisht që Elvana nuk e ka ndërprerë performanc­ën, por ka vazhduar të këndojë, edhe pse e ka ulur fustanin. Pamjet menjëherë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku nuk kanë munguar edhe memet që janë bërë me këto imazhe. Kjo nuk është hera e parë që një situatë e tillë ndodhë me Elvanën. Duke qenë se veshjet e saj skenike janë gjithnjë sensuale dhe minimalist­e, edhe vitet e shkuara, këngëtarja është përballur me këto incidente në skenë. Por duket se nuk është e vetmja, pasi të njëjtën situatë ka pasur edhe Tayna gjatë ditëve të fundit. Pas një pauze të gjatë këngëtarja, Doruntina Shala, e njohur me emrin e artit si Tayna, është bërë sërish pjesë e koncerteve dhe netëve live. Përveç repertorit të pasur muzikor, këngëtarja di si të “çmendë” fansat të cilët shkojnë e ndjekin. Në një nga koncertet e saj ajo përveçse ka kënduar edhe ka kërcyer në mes të skenës. Në një video të publikuar në rrjet këngëtaren shihet teksa e “ka tradhtuar” fustani. Duke kërcyer pa dashje asaj i kanë dalë pjesën intime. E si një artiste që është këtë incident të vogël nuk e ka lënë t’i ndikojë në performanc­ën e saj duke e vijuar atë normalisht.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania