Panorama (Albania)

Rikthehet Flor Mumajesi, jeta e re në Tiranë dhe planet për koncert

-

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi, prej kohësh është distancuar nga rrjetet sociale si edhe nga karriera muzikore. Ditën e djeshme ai festoi ditëlindje­n dhe një urim special ia ka bërë moderatorj­a shumë e njohur Arbana Osmani, një mikeshë e ngushtë dhe shumë e vjetër e tij, ajo ka postuar një video teksa Flori dhe djali i saj Joni, këndojnë së bashku. “Gëzuar ditëlindje­n Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullues­hme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon”,- ka shkruar Arbana. Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhe­t që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohe­t, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmër­uar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë. Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij. Dhe për ditëlindje, Flori e ka festuar me miqtë e famshëm në Tiranë, duke ngritur dyshimet se tashmë shumë shpejt do ta shohim edhe në skenë. Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja. Ajo çfarë u vu re së fundmi në Instagrami­n e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagrami­n e tij. Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”. Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmër­im për diçka më të madhe. Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Pak javë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin. Më pas, ajo tregoi sesi po shkon miqësia e tyre, ndërsa është shprehur se e ka lënë të qetë, ndërsa shprehet se pret që ai t’i shkruajë vetë. “Unë e kam ekzagjerua­r pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të, por kam nga 6- 7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”,- tha Fifi në

Top Arena. Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore. Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautori­t, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje. “Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”,tha Fifi. Që prej asaj kohë Flori nuk është parë më dhe nëpër intervista për të treguar se çfarë është duke bërë me jetën e tij. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Pushime on Top” këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka përmendur emrin e këngëtarit. E pyetur se me cilin prej këngëtarëv­e ajo do të dëshironte të bënte një duet, Eneda është shprehur: “Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do të kisha bërë një duet me Flori Mumajesin. “Pas kësaj përgjigjej­e moderatorj­a Eni Shehu e pyet: “Nga bëhet Flori? Këngëtarja tha: “Mirë është”! Kujtojmë që daljen e tij e fundit në skenë Flori e bëri kur performoi në sheshin ‘ Skënderbej’ bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin, për të festuar dy ngjarje, 100- vjetorin e marrëdhëni­eve Shqipëri- SHBA dhe hapjen e negociatav­e me BE- në në korrik të 2022. Flori dukej në super formë dhe i super karikuar.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania