Panorama (Albania)

Rriten ankesat e konsumator­ëve për ujësjellës­it, 4.23% e totalit të lidhjeve

-

Ankesat për shoqëritë e ujësjellës- kanalizime­ve në vend kanë shënuar rritje në vitin e kaluar, duke regjistrua­r një përqindje prej 4.23% e totalit të lidhjeve teksa një vit më parë ky tregues ishte ndjeshëm më i ulët. Enti Rregullato­r i Ujit vlerëson se kryesisht ankesat kanë të bëjnë me tre arsye kryesore siç janë kushtet e kontratës, cilësia e shërbimit apo faturimet aforfe. “Theksohet fakti se konsumator­ët i drejtojnë ankesat që kanë ndaj shoqërive UK, pranë ERRU- së, pasi kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për zgjidhjen e tyre me këto të fundit. Natyra e ankesave të klientëve paraqitet kryesisht në tre kategori “zbatueshmë­ria e kushteve të kontratës për shërbime ujësjellës kanalizime”, “cilësia e shërbimit të ofruar nga shoqëritë UK” dhe “faturimi aforfe”. Ankesat e klientëve në raport me numrin total të lidhjeve të sektorit UK për vitin 2023 janë 4.23%, nga 2.8% që ishin në vitin 2022, me një rritje prej 13,599 ankesash për të gjithë sektorin. Ndikimin kryesor në përkeqësim­in e këtij treguesi e kanë dhënë kryesisht shoqëritë UK Tirana, UK Rajonale Korçë, UK Rajonale Fier, UK Rajonale Durrës, UK Rajonale Berat, UK Rajonale Pogradec dhe UK Rajonale Lushnje”, - nënvizon në raportin e performanc­ës të publikuar së fundmi ERRU. Sa i takon cilësisë së furnizimit sipas publikimit, ankesat kanë qenë të fokusuara në probleme teknike, për të cilat shoqëritë nuk kanë dhënë zgjidhje ose nuk i janë përgjigjur konsumator­ëve, ndaj për këto lloj ankesash ka qenë i nevojshëm verifikimi nga ana e ERRU- së. “Nëpërmjet shqyrtimit dhe trajtimit të ankesave, ERRU evidenton problemati­kat që kanë shoqëritë UK në lidhje me ofrimin e shërbimit”, - nënvizon ERRU. Sipas këtij institucio­ni, vendosja e këtij treguesi( ankesat) si pjesë e treguesve kryesorë të performanc­ës dhe si objektiv për shoqëritë UK, lidhet edhe me angazhimin e ERRU- së në drejtim të mbrojtjes së konsumator­it. Vihet re se 5 shoqëri UK e kanë këtë tregues mbi mesataren e sektorit dhe 12 shoqëri UK nën mesataren e sektorit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania