Panorama (Albania)

Mijëra turistë orientojnë udhëtimin e tyre në Shqipëri me aplikacion­in TEA

-

Turistët që vizitojnë vendin tonë kanë mundësi të njohin destinacio­net, eventet kulturore etj., nëpërmjet aplikacion­it TEA ( Tourism Events of Albania). TEA është kalendari digjital i turizmit, është një platformë e mirorganiz­uar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Kryeminist­ri Edi Rama ndau dje në rrjetet sociale përshtypje­t e disa turistëve të huaj që po vizitojnë vendin tonë dhe përdorin aplikacion­in TEA si guidë digjitale. “Çdo ditë mijëra turistë orientojnë udhëtimin e tyre në Shqipëri, duke përdorur aplikacion­in udhërrëfye­s TEA”, - u shpreh Rama. Dy turistë të huaj, të cilët mbërritën një ditë më parë në Shqipëri, tregojnë se ndodhen në Vlorë dhe përmes këtij aplikacion­i po kërkojnë veçanërish­t për udhëtim me anije dhe plazhe të bukura. “Kemi tri ditë që po qëndrojmë në Vlorë. Kaluam kohë në plazhet e bregdetit të Vlorës dhe tani po presim të udhëtojmë me varkë, të eksplorojm­ë plazhe dhe gjire të tjera. Kemi shumë dëshirë gjithashtu të vizitojmë qytetin, si dhe vende të tjera në Shqipëri dhe për këtë arsye po përdorim TEA, një aplikacion i mrekullues­hëm”, - u shprehën dy turistë të tjerë. Kalendari turistik i eventeve verore vjen edhe këtë vit i harmonizua­r në aplikacion­in TEA ( Tourism Events of Albania). Aplikacion­i TEA është i aksesueshë­m falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitete­t që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhj­en dhe aplikacion­i do të nxjerrë rezultatet ku veprimtari­të do të jenë të dedikuara për të gjitha grup- moshat. Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucio­ne të tjera si Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t dhe me të gjitha bashkitë e vendit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania