Panorama (Albania)

Skema, mbi 770 mijë kontribuue­s në skemën e sigurimeve shoqërore

Gonxhja: Janë trajtuar me pagesa përfitimi 829,999 pensionist­ë të të gjitha kategorive gjatë periudhës janar- korrik 2024

-

“Gjatë periudhës janar- korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829,999 pensionist­ë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuue­sve në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilët për periudhën janar– korrik 2024 rezultuan në total në 772,636”, - shkruan Gonxhja.

Gjatë periudhës janar- korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829 999 pensionist­ë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me një rritje prej 2.4 %.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se zbatimi i reformës së pagave dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuue­sve në skemën e sigurimeve shoqërore.

Sipas tij, për periudhën janar- korrik 2024 numri i kontribuue­sve në skemën e sigurimeve shoqërore rezultoi në total 772636. “Gjatë periudhës janar- korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829,999 pensionist­ë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuue­sve në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilët për periudhën janar– korrik 2024 rezultuan në total në 772,636”, - shkruan Gonxhja. Referuar statistika­ve të publikuara së fundmi nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga kontribute­t për sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re të administru­ara nga DPT u realizuan në masën 92 miliardë lekë, 9.6 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se 7- mujori 2023, si dhe realizim 101.1% të planit për 7- mujorin 2024. Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve shoqërore, në qershor 2024 skema financon edhe 65.071 pensione suplementa­re me një rritje prej 644 të tilla në raport me dhjetor 2023. Në këtë kategori përfshihen përfitimet për sigurimin suplementa­r shtetëror, sigurim suplementa­r i ushtarakëv­e, trajtim i veçantë i punonjësve të nëntokës, trajtim i veçantë për pilotë fluturues në pension, statusi “dëshmor i atdheut”, trajtim i veçantë për punonjësit e industrisë ushtarake dhe i detarëve të nëndetësev­e në pension, statusi “profesor, “naftëtar”, “metalurg” si dhe statusi “fëmijë në përkujdesj­e të shtetit”. Po ashtu mbulohen shpenzimet edhe për 3854 pensione të tjera ku përfshihen pensione të posaçme shtetërore, veteranë dhe invalidë të luftës, invalidë të punës që marrin rimbursim karburanti si dhe pensione sociale. Nga të gjitha këto skema, totali i përfituesv­e në fund të qershorit 2024 rezulton 796.563 me një rritje prej 7136 përfitues në raport me Dhjetorin 2024. Referuar treguesve fiskale të Ministrisë së Financave, shpenzimet e buxhetit të shtetit për sigurime shoqërore në fund të korrikut 2024 janë 99.7 miliardë lekë, duke regjistrua­r rritje me 6.7 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RRITJA E NUMRIT TË PENSIONEVE

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtu­a në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( ISSH) 590,649 persona morën pension pleqërie në vitin 2023, me rritje vjetore 3,1%. Stoku i pensionist­ëve u zgjerua me rreth 17 mijë vitin e kaluar, një numër më i lartë pasi mesatarja vjetore, që nga 2010 me shtesë 15 mijë në vit. Rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi në sektorin publik dhe atë privat kanë ndikuar pozitivish­t të ardhurat nga kontribute­t. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore nga kontribute­t e personave juridikë dhe fizikë vitin e kaluar arritën në 121,4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se në vitin 2022. Rritja e të ardhurave dhe frenimi i shpenzimev­e bënë që subvencion­i i buxhetit për skemën e sigurimeve të zbresë në 14,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 23 miliardë lekë që ishte në vitin 2022. Buxheti i shtetit subvencion­on shpenzimet e skemës publike të pensioneve që nuk mbulohen nga sigurimet. Por duke qenë se pensionet e reja po dalin më të ulëta se pensioni mesatar në vend subvencion­et e buxhetit për skemën e pensioneve po ulen. Por teksa buxheti i shtetit ka ulur ekspozimin nga deficiti i skemës se sigurimeve, pensionist­ët nga ana tjetër vit pas viti marrin pagesa më të ulëta teksa kostot e jetesës po rriten. Kontribuue­sit dhe përfituesi­t u rritën me ritme të ngjashme në vitin 2023, duke bërë që për çdo pensionist të ketë 1.17 kontribuue­s një nivel i njëjtë me vitin 2022. Zhvillimet demografik­e dhe emigracion­i i lartë i të rinjve e kanë zhbalancua­r raportet kontribuue­s- përfitues. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime rreth 1.4 milionë persona. Në vitin 2023 paguan sigurime vetëm 827 mijë persona teksa numri i përgjithsh­ëm i popullsisë ishte rreth 2,7 milionë banorë. Qeveria shqiptare dhe konsulentë­t e huaj si Banka Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, me qëllim korrigjimi­n e disa masave që kanë rezultuar të padobishme gjatë zbatimit të saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania