Panorama (Albania)

Interpoli sjell në pranga kuksianin që bashkëpuno­nte në trafik droge me djalin e Breçanit

-

Ekstradohe­t nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrë­sit e grupit kriminal ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani dhe sipas SPAK drejtohej nga Eralbi Breçani, djali i tij. Policia informon se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje, 22 gusht 2024. Ismail Zeneli, alias ( Luan Sadria, i datëlindje­s 15.11.1974) lindur në Kukës dhe banues në Valencia/ Spanjë ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpuni­m, atë të Grupit të Strukturua­r kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturua­r kriminal”. Ekstradimi­n e bëri me dije Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar ku tha se: Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar nga Interpol Tirana, 2 operacione ekstradimi, nga Spanja dhe nga Franca. U krye ekstradimi nga Spanja, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. Z. alias L. S., 50 vjeç, i lindur në

Kukës. Dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunë­torët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërish­t në Valencia, Spanjë. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Drejtorisë së Interpolit, me Interpol Madridin, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë. Gjithashtu, nga Interpol Tirana u ekstradua nga Parisi, Francë, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Xh. K. alias Xh. K., 48 vjeç, i lindur në Pukë. Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas disa konfliktev­e me bashkëshor­ten e tij ( në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Drejtorisë së Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë”, - thuhet në njoftim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania