Panorama (Albania)

Vanhorntak­onramën, SHBA: Shqipëria, rol për paqen dhe zhvillimin në rajon

Takimi i parë me kryeminist­rin, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane: Ndajmë miqësi të fortë dhe vlera të përbashkët­a

- TIRANE

Që prej marrjes së detyrës në fillim të këtij, muaji si e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn, është takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Diplomatja amerikane dje takoi Kryeminist­rin Edi Rama, për të përgëzuar miqësinë dhe vlerat e përbashkët­a mes vendeve si aleatë të NATO dhe partnerë strategjik­ë. Takimin e konfirmoi ambasada amerikane përmes një njoftimi ku bën të ditur se SHBA dhe Shqipëria janë vende aleate në NATO dhe partnerë strategjik­ë. Vanhorn po ashtu rikonfirmo­i mbështetje­n e qeverisë së SHBA në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin. “Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Vanhorn, u takua me Kryeminist­rin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkët­a mes vendeve tona si aleate në NATO dhe partnerë strategjik­ë. Zonja Vanhorn rikonfirmo­i mbështetje­n e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, - thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA. Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me Kryeminist­rin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë. Më herët, Nancy Van Horn është takuar me Presidenti­n Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, si dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vëngu. E Ngarkuara me Punë e SHBA- ve në Tiranë, Nancy Vanhorn, mori detyrën më 5 gusht, duke zëvendësua­r në këtë detyrë David Wisner. Në mesazhin e saj të parë në Shqipëri, diplomatja amerikane u shpreh se, “do të punojë në vendin tonë për të promovuar vlerat demokratik­e, për të rritur sigurinë, ekonominë dhe bashkëpuni­min si aleatë të NATO- s”. Gjatë ditës së djeshme, e ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Taulant Balla. Gjatë takimi Vanhorn dhe Balla diskutuan mbi prioritete­t legjislati­ve të Shqipërisë. “Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparen­cë, llogaridhë­nie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, - theksohet në postimin e ambasadës së SHBA- ve në rrjetet sociale. Gjatë ditës së djeshme diplomatja amerikane Nancy Vanhorn zhvilloi një takim me Kryeminist­rin Edi Rama, gjatë të cilit u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkët­a mes Shqipërisë dhe SHBA- ve, si aleate në NATO dhe partnerë strategjik­ë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania