Panorama (Albania)

Ish- presidenti republikan ashpërson tonet ndaj rivales

“Amerikanët do humbasin miliona vende pune, kursimet e jetës do të zhduken”

-

Ish- Presidenti shpërtheu me deklarata të forta kundër rivales Kamala Harris në tubimin e mbajtur në Karolinën e Veriut, të cilësuar si një nga shtetet kyçe në garën Presidenci­ale. Ai e akuzoi zv/ presidente­n demokrate se i përket “të majtës radikale”, duke parashikua­r se amerikanët do të humbasin miliona vende pune menjëherë pas fitores së saj. “Kursimet tuaja të jetës do të zhduken”,- i tha turmës 78vjeçari, duke vijuar më pas me të gjitha fatkeqësit­ë e tjera që ai beson se fitorja Harris do të sillte, përfshirë këtu edhe fundin e botës. “Në të gjithë botën, kundërshta­rët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura. Por, nëse Kamala fiton në nëntor, është praktikish­t e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë”,- deklaroi Trump.

KUNDËRPËRG­JIGJJA NDAJ OBAMËS

Republikan­i iu përgjigj dhe talljeve që çifti Obama i bëri në fjalimet e mbajtura në Konventën Kombëtare Demokrate. “E patë Barack Hussein Obamën duke më sulmuar? Ai po tallej me presidenti­n tuaj. Gjithashtu, edhe Michelle. Ata gjithmonë thonë: ‘ Të lutem zotëri respekto rregullat, mos kaloni në personale’. Ata e patën personale gjithë kohës. Po ju pyes ju tani: a të kaloj dhe unë në personale? Nuk e di, këshilltar­ët i kam pushuar. Por më mirë të respektoj rregullat edhe pse ndonjëherë është shumë e vështirë kur sulmohesh nga të gjitha anët. Ata duan të më fusin në burg për asgjë”,- u shpreh ai. Donald

Trump u shfaq në publik duke përqafuar mbështetës­it e tij, pavarësish­t shtimit të sigurisë. Më 15 gusht, “Uashington Post” raportoi se shërbimi sekret amerikan miratoi një plan të ri që republikan­i të vazhdonte me tubimet në ambiente të hapura. Ndërkohë vlen të përmendet fakti se Zëvendëspr­esidentja Kamala Harris kryeson ndaj ish- presidenti­t Donald Trump mes votuesve me ngjyrë.

Në sondazhin më të fundit kombëtar nga anketuesit që nga fillimi i gushtit që ofron një ndarje të votuesve bazuar në racën, Harris është në kuotën e 76 për qind në mesin e votuesve me ngjyrë, ndërsa Trump është me 16 për qind. Demokratët kanë fituar shumicën e votave të afrikano- amerikanëv­e në çdo zgjedhje presidenci­ale që nga viti 1936, duke fituar 88 për qind të votave të njerëzve me ngjyrë në 2016 dhe 87 për qind në 2020, sipas sondazheve. Megjithatë, përpara se Joe Biden të jepte dorëheqjen, Donald Trump ishte në hapin për të fituar më shumë votues me ngjyrë se çdo kandidat presidenci­al republikan në histori, me një sondazh të marsit 2024 nga Genforward që tregonte se ai mund të fitonte deri në 17 për qind të votave të tyre – përqindja më e madhe, për një kandidat presidenci­al republikan që nga viti 1960.

“E patë Barack Hussein Obamën duke më sulmuar? Ai po tallej me presidenti­n tuaj. Gjithashtu, edhe Michelle. Ata gjithmonë thonë: ‘ Të lutem zotëri respekto rregullat, mos kaloni në personale’. Ata e patën personale gjithë kohës. Po ju pyes ju tani: a të kaloj dhe unë në personale? Nuk e di, këshilltar­ët i kam pushuar. Ata duan të më fusin në burg për asgjë”,- u shpreh ai.

“Në të gjithë botën, kundërshta­rët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura. Por nëse Kamala fiton në nëntor, është praktikish­t e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë”,deklaroi ishpreside­nti republikan Donald Trump.

 ?? ?? Donald Trump
Donald Trump
 ?? ?? Kamala Harris
Kamala Harris
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania