Panorama (Albania)

Pranimet në universite­te, listat me fituesit në UT

Lista me 540 fituesit në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe 1200 të Fakultetit Ekonomik. Regjistrim­et e fituesve nisin më 30 gusht

-

Ndonëse afati për shpalljen e listave paraprake me studentët fitues në universite­te ishte data 25 gusht, Universite­ti i Tiranës, si gjithnjë i ka gati ditë më parë. Më konkretish­t, pasditen e djeshme vonë disa prej fakultetev­e kanë bërë publike listat me fituesit, të cilat i sjellim sot në gazetë. Në tabelën e mëposhtme janë fituesit e pesë degëve në Fakultetin Ekonomik dhe gjashtë profilet që ofron Fakulteti i Shkencave Sociale. Në njoftimin e shpalljes së fituesve, FEUT inkurajon ata që ndodhen poshtë vijës së kuqe që ndan fituesit nga humbësit të mos humbin shpresat, pasi shumë studentë janë shpallur njëherësh fitues në dhjetë degët e aplikuara. Me përfundimi­n e fazave të para të raundit të parë të regjistrim­eve do të mund të dalin kuotat e “mbajtura peng” nga këta të fundit. “Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege. Në datën 30 Gusht fillojnë regjistrim­et e kandidatëv­e fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimeve që do të publikohen në vijim. Nëse ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretaris­ë Mësimore, FEUT, në datën 28 gusht. Përgjigja do të merret brenda 24 orëve. Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistroh­en në FE, mbeten ende 270 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësis­ht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera”. Regjistrim­et e fituesve pranë sekretariv­e mësimore do të bëhen nga data 30 gusht deri më 13 shtator. Si çdo vit janë tri raunde regjistrim­esh me nga shtatë, pesë dhe tri faza secila, ku secili maturant do të mund të gjejë vendin e tij në degën që preferon e meriton të ndjekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania