Panorama (Albania)

Kujdes Ballkanin!

-

Nëse do të na duhet të hedhim një vështrim në Europë për të gjetur një tokë gati të ndezur me frymë nacionalis­te, kufij ndarës të padrejtë apo edhe krenari të shfrenuar, Ballkani do të vazhdojë të mbetet siç dhe ka qenë ndër shekujsh, modeli që kërkojmë. Ndryshe nga çfarë natyra i ka rezervuar këtij këndi jo të vogël të kontinenti­t, njeriu dhe lojërat e tij gjeopoliti­ke kanë ushtruar të kundërtën. Hijet e së shkuarës duket të kenë lënë gjurmë në këtë rajon, duke mbajtur peng zhvillimin dhe të ardhmen, që ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, është i destinuar të presë me dekada derisa brezat të ndërgjegjë­sohen dhe të kuptojnë se e vetmja mënyrë për të ecur para është tejkalimi i mërive me fqinjin dhe padyshim bashkëpuni­mi me të. Por, a mund të bëhet kjo e mundur me një popullatë jo fort të kalitur prej kthjelltës­isë së mendimit apo ftohtësisë në gjykim? Nuk ka asnjë dyshim që gjenocidet e herëpasher­shme, urrejtjet ndëretnike apo dhe zaptimi i territorev­e, këto ngjarje të dhunshme që Ballkani i ka jetuar, të mund të fashiten lehtë prej memories kolektive. Kjo është dhe arsyeja pse ulja e tensionit me “armikun”, fqinjin tonë të pangopur, të jetë gjithmonë një sfidë e radhës. I gjithë ky kalvar problemati­kash filloi në të ashtuquajt­urën Konferencë e Paqes në Londër, mbajtur në vitin 1912. Një ngjarje që një shekull e ca më pas jo vetëm që nuk solli paqe, por përkundraz­i ndezi luftëra gjakatare, plagët e të cilave sot ende nuk janë mbyllur. Tabloja më absurde shfaqet në Republikën e Bosnjë- Hercegovin­ës, një territor ku jetojnë tri etni të ndryshme, pavarësish­t se janë të gjithë sllavë. Dallimi i vetëm i tyre është ai i religjioni­t, si për të na treguar se feja ka qenë dhe do mbetet shkaktarja kryesore e shumë luftërave, ndryshe nga çfarë ajo predikon. Në fillim të viteve ’ 90, pas shkëputjes nga ish - Republika e Jugosllavi­së, tri etnitë kryesore në këtë territor, Bosnjë- Hercegovin­ë, janë ndarë çuditshëm. Ata janë: myslimanët që mbajnë titullin autoktonë, kroatët, të cilët përbëjnë grupin e tretë më të populluar pas boshnjakëv­e e serbëve dhe serbët, ose ata të cilët banojnë në një territor që quhet Republika Srpska. Ne e dimë se këto tri etni zhvilluan për gati tri vite me radhë nga 1992- 1995, një luftë mes tyre, që u kthye në një konflikt ndërkombët­ar dhe u quajt lufta boshnjake. Një masakër që la pas mbi 100 mijë të vdekur duke na dhënë edhe njëherë modelin se lufta brenda llojit qenka dhe lufta më e madhe që mund të ekzistojë. Koha kalon. Plagët deri diku edhe shërohen, por ndihet ndër biseda miqsh se gjetja e një gjuhe të përbashkët mes etnive, vështirë se shihet. Ndryshe nga ç’lexojmë politikish­t, emocionet nuk harrohen. E ndoshta kjo është arsyeja pse vendi ende përfaqësoh­et nga tri krerë të ndryshëm, duke përfaqësua­r tri kultura të ndryshme në tri kryeqytete të ndryshme; si Sarajeva, Mostari dhe Banja Luka. Komike e njëkohësis­ht e trishtë se si udhëtimi në këto territore i përngjan hyrje- daljes nga një shtet në tjetrin, me krahina të shpërndara në mënyrë të parregullt dhe njerëz që luftojnë të tejkalojnë shqetësime­t emocionale që sjell kjo ndasi fetare mes tyre, gjendjes jo fort të favorshme ekonomike dhe krizës shpirtëror­e se kujt identiteti i përkasin dhe ndoshta paditurisë se si të prezantohe­n. Dëshira e tyre padyshim të cilën nuk e thonë me zë të lartë, është pavarësia për çdo etni, por kjo ende nuk është e lehtë. Konsiderua­r si një kuti e “Pandorës”, kjo çështje do të sillte po aq probleme të mbartura për Ballkanin, sa çdo konflikt tjetër aty rrotull. E të cilat ne i njohim mirë. Konflikte që do ta pezullonin procesin tonë të integrimit, të rajonit në tërësi, duke rrezikuar vazhdimish­t me ndezjen e tyre, lehtësisht ama për t’u krijuar përsëri. Ashtu si ndër shekuj Fuqitë e Mëdha qenë faktori kyç për fatin e shumë vendeve, edhe në Ballkan pasojat e vendimeve të tyre lanë pas mëri e gjak, destabilit­et e konflikte. Ballkani mbeti rajoni i përcaktuar për të mos pasur qetësi, e megjithatë me fat që ka ende njerëz të dashur që përtej vuajtjeve që sjell politika i mbijetojnë jetës prej natyrës dhe klimës që ai ofron. E ndërsa koha ikën, me çështje ende të hapura mes tyre, popujt ballkanikë si shqiptarët, grekët apo dhe sllavët duket se presin një tjetër konferencë a samit. Këtë herë me shpresën që të jep e ardhmja. Që fatet e veta të mund t’i ndërtojnë po ata vetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania