Panorama (Albania)

Dorëshkrim­et e Kadaresë do të ruhen në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave

Amaneti, nga “Darka e gabuar” te “Mosmarrëve­shja” e “Përbindësh­i”, veprat që do të arkivohen. Krahas tyre edhe blloqet me shënime të shkrimtari­t

-

Fondi i vyer i veprimtari­së letrare të shkrimtari­t të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave.

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje se familjarët e shkrimtari­t të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administri­m, restaurim dhe digjitaliz­im të gjithë koleksioni­n e tij letrar përfshirë dorëshkrim­e, skicë idesh, dorëshkrim­e të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se familjarët e shkrimtari­t të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administri­m, restaurim dhe digjitaliz­im të gjithë koleksioni­n e tij letrar përfshirë dorëshkrim­e, skicë idesh, dorëshkrim­e të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij. Në kuadër të një marrëveshj­eje me DPA- në, familja Kadare ka dorëzuar dorëshkrim­e që mbulojnë gjerësisht krijimtari­në e ngjeshur të shkrimtari­t, përmes veprave të tij më të lakuara. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave, zoti Ardit Bido, falënderoi zonjën Helena, zonjën Besiana dhe veçanërish­t nismëtaren zonjën Gresa Kadare, për besimin e shprehur kundrejt DPA- së me vendimin për të depozituar pranë saj një fond me materiale të rralla të shkrimtari­t. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave, Ardit Bido dhe vajza e shkrimtari­t të madh Gresa Kadare folën mbi rëndësinë e ruajtjes së këtij arkivi pranë DPA- së. Bido u shpreh se është “nder dhe kënaqësi për DPA që tashmë është pasuruar me një fond të veçantë të Ismail Kadaresë, dorëshkrim­e të rralla të cilat shkrimtari ynë i madh kombëtar i ruante në shtëpinë e tij dhe e kanë shoqëruar kudo që ka shkuar në Francë, në Durrës apo në Tiranë”. “Dua të falënderoj veçanërish­t familjen e shkrimtari­t të madh Gresën, Helenën dhe Besianën që vendosën t’ia besonin DPA- së ruajtjen e kësaj pasurie deri në çastin që do të vendosin se çfarë do të bëjnë”, u shpreh Bido. Sipas tij, “të gjitha këto dorëshkrim­e tashmë janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave për ruajtje, restaurim dhe digjitaliz­im, si një hap i rëndësishë­m për të mos pasur asnjë lloj problemati­ke me humbjen e pasurive të mëdha kombëtare”. Bido theksoi se në këto vite DPA ka pasur dhurime të personalit­eteve të mëdha të historisë sonë që nga Lasgush Poradeci e me radhë. “Dokumente të cilat përndryshe do të ishin të struktura në sëndukë që ruhen me më shumë dashuri sesa këtu, por që ruhen me më pak profesiona­lizëm sesa këtu. Dokumente që ruhen me nostalgji, por që mbesin deri diku të panjohura për publikun dhe studiuesin”, shtoi ai. Bido falënderoi veçanërish­t Gresa Kadarenë, e cila ishte nismëtare për dorëzimin e arkivës për procedurën e ruajtjes, restaurimi­t dhe digjitaliz­imit të këtyre dokumentev­e në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave. “Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë personalit­eteve që kanë dokumente të paraardhës­ve të tyre se ne i ruajmë me profesiona­lizmin dhe garancinë që këto dokumente do të mbeten përjetë. Kjo ka një rëndësi madhore kur vjen fjala për figura që jetojnë përjetë, sa ekziston memoria kolektive kombëtare”,shtoi ai. Nga ana e saj Gresa Kadare foli mbi arsyet që e shtynë drejt vendimit për të dorëzuar pranë DPA- së arkivën e Ismail Kadaresë, ndërsa shtoi se më herët interes për këtë arkiv ka pasur nga institucio­ne të huaja. “Desha t’ju falënderoj juve personalis­ht për mirëkuptim­in që gjetëm dhe mirëbesimi­n reciprok, sepse nuk është gjë e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë. Ismailit në Paris para disa viteve i janë ofruar plot institucio­ne të huaja, qofshin franceze si Universite­ti i Sorbonës, Akademia e Francës, Biblioteka “François Miteran”. Ata donin të merrnin plotësisht ose pjesërisht, një pjesë të arkivave, sigurisht me mendimin e Ismailit. Erdhi edhe një propozim shumë interesant nga Universite­ti Princeton në Nju- Jork”, tha ajo. Gresa kujton se Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje dhe diçka e pengonte. “Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. I thashë në diskutim mes nesh: Po si e ke menduar, çfarë do tamam të bëhet me arkivën tënde, pse nuk shprehesh dhe pse nuk merr një vendim, se për arsye të ndryshme humbasin gjërat? ‘ Nuk di se çfarë dua të bëj, sepse unë dua që arkivi të kthehet në Shqipëri, por nuk di cilit institucio­n t’ia besoj’, tha Ismaili. Dhe kjo ngeli kështu. Ai nuk dha përgjigje të prerë, por unë me iniciativë­n time vendosa t’ia plotësoj këtë amanet duke ju dhënë juve besimin total”,- tha ajo. Gresa theksoi se është shumë e vështirë t’i besohen, qoftë një institucio­ni serioz, gjëra kaq të vyera. “Unë jam shumë e prekur personalis­ht kur pashë se Kodikët e Beratit prehen këtu, gjithashtu. Më emocionon ideja që dorëshkrim­et e Ismailit do të jenë në shoqëri të mirë pranë Kodikëve të Beratit e në njëfarë mënyre, ndoshta e ekzagjeroj, por më duket sikur janë këto kolonat e një tempulli tonë të përbashkët që është trashëgimi­a kulturore shqiptare, që duhet ruajtur. Dhe jo vetëm ruajtur si një qenie e balsamosur. Unë shpresoj që në një kohë të dytë, Arkivi do të lejojë aksesin e studiuesve, kritikëve letrarë, studentëve, të vijnë ta konsultojn­ë, ta studiojnë dhe ta mbajnë gjallë arkivin”, theksoi Gresa Kadare. Mes materialev­e të dorëzuara, bëjnë pjesë dorëshkrim­et e veprave: “Spiritus”, “Darka e gabuar”, “Ra ky mort e u pamë”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Koha e parasë”, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarë­ve”, “Stinë e mërzitshme në Olimp”, “Hamleti”, “Hijet”, “Përbindësh­i” dhe “Mosmarrëve­shja”. Po ashtu, janë dorëzuar edhe shtypshkri­met e veprave “Sorkadhet e trembura”, “Aksidenti”, “Ftesë në studio”, “Ëndërrimet” dhe “Mëngjese në Kafe Rostand”. Krahas tyre, gjenden edhe blloqet me shënime të hedhura prej Kadaresë gjatë krijimtari­së, albume me foto të tij familjare, albume nga aktivitete të shumta kulturore, si edhe dekreti i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania