Panorama (Albania)

Festa e Abaz Aliut, Baba Mondi: Shqiptarët t’i kthehen kombit, punës e dijes!

“Zoti të na lehtësojë sakrificat, ne si shqiptarë të mos të largohemi! Të përballojm­ë vështirësi­të në vendin tonë, t’i kthehemi punës e diturisë”

-

Mijëra besimtarë bektashinj kremtuan dje festën e Abaz Aliut në malin e Tomorit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtues vendorë, besimtarë bektashinj e të tjerë. Në fjalën e tij nga mali i Tomorrit, ku po zhvillohet pelegrinaz­hi i besimtarëv­e për ditën e Festës së Abaz Aliut, u shpreh se historia e lashtë e vendit tonë rrotullohe­t rreth Tomorrit mitik. Për mikrofonin e “News 24”, ai ka përcjellë një mesazh për shqiptarët, duke u kërkuar t’i kthehen kombit, dijes dhe punës. Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet t’i përballojm­ë vështirësi­të në vendin tonë. “Lutemi që Zoti të na lehtësojë sakrificat në këtë jetë të përkohshme, Ne si shqiptarë t’i kthehemi kombit, mos të largohemi. Siç e kanë ruajtur të parët tanë, ta ruajmë edhe ne. Të përballojm­ë vështirësi­të në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë sepse ajo sjell zhvillimin e njerëzimit. I lutemi Zotit që të jetojmë e të punojmë në paqe e dashuri e mirësi. Edhe këto lutje për këtë bëhen, t’i kthehemi paqes e mirësisë”, - u shpreh ai. Në këto ditë të trazuara ku lajmet komunikojn­ë vetëm dhunë e vrasje, baba Mondi përcolli një mesazh edhe për kultin e familjes, veçanërish­t të gruas që sipas tij është shtylla që e mban të lidhur atë. “Vlerësimi i familjes është i shenjtë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës thotë profeti Muhamed. Problemi është që kur ta zgjedhë gruaja burrin dhe burri gruan, ta zgjedhin sipas kapaciteti­t që kanë. Të mos ketë disnivel, të mos ketë dhunë, por vetëm paqe dhe mirësi. Edhe kur ka vështirësi, ta pranojnë njëri- tjetrin. Kjo është jeta. Për aq kohë sa betohesh në martesë. Lidhja duhet të jetë shpirtëror­e dhe jo materiale. Gruaja është roli kryesor i familjes”. Mijëra pelegrinë udhëtuan dje drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinj­ve, pavarësish­t besimeve fetare që i përkasin. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Sipas gojëdhënav­e, thuhet se Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga

 ?? ?? Kryegjyshi i bektashinj­ve Baba Mondi, gjatë intervistë­s për “News 24”
Kryegjyshi i bektashinj­ve Baba Mondi, gjatë intervistë­s për “News 24”
 ?? ??
 ?? ?? Dje, gjatë pelegrinaz­hit në Malin e Tomorit
Dje, gjatë pelegrinaz­hit në Malin e Tomorit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania