Panorama (Albania)

Gjashtë për qind shtesë për çdo vit pune pas pensionit, skema e përfitimit

Shtesa tërhiqet vetëm pas ndërprerje­s së punës dhe daljes në pension. Vetëm të vetëpunësu­arit nuk paguajnë sigurime gjatë kësaj kohe

-

Për çdo vit pune pasi kanë mbushur moshën e daljes në pension, pensionist­ët përfitojnë një shtesë prej 6 për qind ose 0.5 për qind për çdo muaj pune.

Dhe për të marrë shtesën e përmendur, i vetmi kusht që duhet të përmbushin pensionist­ët është që gjatë kohës që janë në punë, të marrin vetëm pagën dhe jo masën e pensionit që iu takon. Në momentin e shkëputjes së kontratës, aplikohet edhe shtesa mbi masën e përcaktuar të pensionit. Kështu, ata trajtohen si çdo i punësuar tjetër, duke derdhur veç pagës, edhe detyrimet e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re. Të vetmit që përjashtoh­en nga kontribute­t janë të vetëpunësu­arit. Ekspertët, në mënyrë të vazhdueshm­e, kanë kërkuar që pensionist­ët, të cilët punojnë, të përjashtoh­en nga derdhja e kontribute­ve. Por një propozim i tillë nuk është marrë në konsiderat­ë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

SKEMA E PENSIONEVE

Aktualisht, skema publike e pensioneve ofron tri lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të invalidite­tit dhe atë familjar. Për të fituar të drejtën e një pensioni pleqërie, individi duhet të kontribuoj­ë për një periudhë sigurimi të përcaktuar jo më pak se 15 vjet dhe mund të marrë pension kur mbush moshën 65 vjeç për burrat dhe 61 vjeç 8 muaj për gratë, të cilat në vitin 2032 do të arrijnë moshën 65 vjet. Nga ky rregull bëjnë përjashtim punonjësit e nëntokës dhe nënat me shumë fëmijë, të cilat dalin në pension në moshën 50 vjeç. Gjithashtu, një kategori e veçantë e punonjësve që kanë punuar mbi 20 vite në industrinë e naftës, mund të marrin pension të parakohshë­m në moshën 60vjeçar. Prej janarit të këtij viti, mosha e daljes në pension për burrat vijon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është rritur me 2 muaj, përkatësis­ht është 61 vjeç e 8 muaj. Veç kësaj, ka ndryshuar edhe portofoli i sigurimeve. Kështu për të përfituar pension të plotë pleqërie duhet që ata të cilët dalin rrishtazi në pension të kenë jo më pak se 38 vite e 4 muaj.

SHEMBULL

Çdo njeri që shtyn moshën e daljes në pension, kur ndërpret marrëdhëni­en e punës, mund të përfitojë një shtesë që

është 6 për qind për çdo vit të shtyrjes së moshës së daljes në pension. Konkretish­t, një mësues në sistemin arsimor privat, që qëndron deri në moshën 70 vjeç në marrëdhëni­e pune, atëherë ai do të marrë një shtesë që shkon 30 për qind të pensionit. Në vendin tonë është lejuar që pensionist­ët, krahas pensionit, të marrin edhe pagën, por janë të detyruar që meqenëse marrin pagë, të paguajnë kontribute­t.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania