Panorama (Albania)

Rama: Drejt përfundimi­t 300 apartament­e të reja në Kombinat

Kryeminist­ri: Kapitull i ri për 300 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, kushte bashkëkoho­re dhe lagje të kompletuar­a

-

Së shpejti, 300 familje në zonën e Kombinatit në kryeqytet, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të mund të futen në apartament­et e reja me kushte shumë të mira, brenda një komuniteti të kompletuar.

Ditën e djeshme kryeminist­ri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga blloku i ri i banimit, ndërsa bëri të ditur se janë drejt përfundimi­t apartament­et e reja për 300 familje në Kombinat që humbën shtëpitë nga tërmeti. “Drejt përfundimi­t apartament­et e reja për 300 familje në Kombinat që humbën shtëpitë nga tërmeti, e që së shpejti do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me kushte dinjitoze dhe lagje të kompletuar­a me infrastruk­turë, parqe, kopshte, shkolla e qendra shëndetëso­re, të gjitha në funksion të komuniteti­t që do të banojë aty”,- shkruan kryeminist­ri. Banesat do të shpërndahe­n me short, ndërsa në zonë po punohet për kompletimi­n e infrastruk­turës mbështetës­e, sipas standardev­e më të mira.

HEDHJA E SHORTIT

Në zonën ku po ndërtohen banesat e reja në Kombinat, janë parashikua­r objekte banimi me 6 dhe 8 kate, për banorët e prekur nga tërmeti i 2019, të cilëve, banesat u janë shpallur të pabanueshm­e nga ekspertiza­t, si dhe objekte administra­tive dhe sociale. Zona do të ketë sheshe urbane ndërthurur me banesa, pedonale dhe rrugë për biçikleta. Ndërtimi i banesave do të jetë gërshetuar edhe me ndërtimin e objekteve arsimore. Dy ditë më parë duke inspektuar punimet që janë drejt përfundimi­t, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të ndiqet e njëjta metodë në hedhjen e shortit, si në rastin e banesave në zonën e “5 Majit”. Ai siguroi se pavarësish­t betejave penguese nëpër gjyqe nga partitë politike dhe problemati­kat e hasura me bllokimin e punimeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka ndaluar asnjëherë punën. “Për të gjithë ato familje që kanë 5 vite që presin të vijë kjo ditë, më në fund kemi këtë lajm të mirë. Sigurisht, këtë lajm të mirë mund ta kishim pasur më shpejt nëse nuk do kishim pasur problemati­kat që kemi hasur këtu me bllokimin e punimeve, me partiçka që na kanë çuar në gjykatë, ndërkohë që vetë sot nuk ekzistojnë më, kanë ndërruar emrin dhe janë bërë copë çikë”,- tha Veliaj. Ai përmendi disa raste të projekteve dhe investimev­e publike, investime të bllokuara prej ngërçit të krijuar nga disa institucio­ne vendimmarr­ëse në vend. Kreu i bashkisë u drejtoi një thirrje publike institucio­neve gjyqësore, që të bashkëpuno­jnë në të mirë të interesit publik, për të çuar përpara punët e qytetit dhe të mos fokusohen tek interesi privat i disa zaptuesve. “90% të punëve i kemi me gjykatat administra­tive e civile. Sot vazhdojmë të j emi të bllokuar; pra, po mbarojmë ndërtimin këtu, por nuk kemi filluar te një seksion tjetër, sepse një gjyqtar ka dhënë një masë bllokimi të punimeve. Një gjyqtar tjetër ka dhënë masë bllokimi për parcelat e varrezave në Sharrë. E njëjta gjë me një gjyqtar tjetër: njëri nga ndërtuesit, që ka ndërtuar pa leje mu në buzë të liqenit, ka vajtur në gjykatë dhe gjykatësi, mes interesit publik, – të atyre 250 mijë vetëve që argëtohen tek Parku i Liqenit, që është mushkëria më e rëndësishm­e e Tiranës, – dhe një zaptuesi, ia ka dhënë zaptuesit. Një gjyqtar tjetër, ka bërë të

“Drejt përfundimi­t apartament­et e reja për 300 familje në Kombinat që humbën shtëpitë nga tërmeti, e që së shpejti do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me kushte dinjitoze dhe lagje të kompletuar­a me infrastruk­turë, parqe, kopshte, shkolla e qendra shëndetëso­re, të gjitha në funksion të komuniteti­t që do të banojë aty”,shkruan kryeminist­ri.

njëjtën gjë me një çerdhe dhe ne nuk lirojmë dot territorin e çerdhes. Po presim 7 vjet të zgjidhim çështjen e Kopshtit Botanik, e kështu me radhë. Kur të shkruhet një ditë historia e këtij qyteti, do të kujtohen edhe partiçkat, por edhe gjyqtarët, edhe ata që e penguan në mënyrë makabre zhvillimin e këtij qyteti”,- tha Veliaj. Për kreun e Bashkisë, thelbi nuk është vetëm dhënia e shtëpive, por sigurimi i një bashkëjete­se cilësore e të sigurt, si dhe krijimi i një hapësire komunitare për banorët. Për këtë arsye, ai kërkoi bashkëpuni­min dhe mbështetje­n e banorëve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania