Panorama (Albania)

Këlliçi: Duan të shuajnë protestën ata që shëtisin me jahte 7 mln euro

-

Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturua­r kriminal”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se “Kryetari i Bashkisë që sheh kur unë shëtis me një gomone, që sheh atë tendën e Adriana Kalasë, si ka mundësi që nuk sheh ato 7 katet pa leje përballë zyrës së tij?”.

Në vijim, Këlliçi u shpreh kritik ndaj ndërkombët­arëve, që sipas tij, nuk flasin për skandalet e Bashkisë së Tiranës. Në vijim ai u shpreh se në shtator dhe tetor do të rriten temperatur­at, pasi do të vijojnë protestat edhe më të mëdha se sa protestat e deritanish­me. liajn, qoftë për Belinda Ballukun, qoftë për Olta Xhaçkën, qoftë për Olsi Ramën, qoftë për Edi Ramën dhe gjithë hajdutët pseudo deputetë që rrinë në parlamenti­n e PS, ata hajdutë që i bëjnë fresk ministrit të tyre, kryetarit të tyre sepse marrin ndonjë kacidhe, ata të gjithë duhet të ishin në burg. Por jo, nuk shkojnë në burg, sepse ata kanë marrë një “licencë” që t’ju vjedhin ju, të vjedhin qytetin tonë, që të vjedhin Shqipërinë tonë dhe kush ua jep atë licencë?! Dum- Dumani! Dumani u jep “licencën” këtyre që të vjedhin!”, tha Balliu. Sakaq, Dorian Teliti, nënkryetar­i demokrat i këshillit bashkiak të Tiranës, tha se opozita nuk do të tërhiqet derisa çdo zyrtar i Bashkisë së Tiranës që ka abuzuar me detyrën dhe ka shpërdorur apo vjedhur fondet të përballet me drejtësinë. Teliti tha se nëse 130 mln euro nuk do të ishin vjedhur te Incenerato­ri i Tiranës sot do të kishim një qytet ndryshe, me çerdhe dhe kopshte, j o me kazanë plehrash të mbushur plot. “Do ishte një qytet ndryshe, një qytet me shkolla, dhe j anë me dhjetëra shkolla të Tiranës, edhe në vitin e ri akademik, do të kemi mësimin me dy turne”,- tha Teliti. Në protestën para Bashkisë, Teliti tha se paratë e qytetit të Tiranës po vijojnë të vidhen, ndërsa ata shpresojnë se nuk do të përballen me drejtësinë. Anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi, ka deklaruar se i vetmi shërbim që i ofrohet i pandërprer­ë qytetarëve, është afera e tmerrshme e plehrave. Ai u shpreh se është koha për të përshkallë­zuar protestën dhe aksionin opozitar, ndërsa propozoi protestë para shtëpisë së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. “Prej 3 mandatesh ky institucio­n është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave. 330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime. I vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave. I vetmi shërbim që vijon pa asnjë pengesë as nga drejtësia. Koha që të përshkallë­zojmë protestën dhe aksionin opozitar. Të protestojm­ë para shtëpisë së Veliajt e të mos e lëmë të dalë”,tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania