Panorama (Albania)

Lihen në qeli dy punëtorët e arrestuar, akuzohen se bashkëpunu­an me 2 vëllezërit

-

Gëzim dhe Edmir Frroku, dy vëllezërit që u përplasën fatalisht me dy të rinjtë në Velipojë, vijojnë arratinë, edhe pse u pretendua se ata mund të dorëzohesh­in. Pamjet filmike të sekuestrua­ra nga policia, por edhe dëshmia e dy të arrestuarv­e ka sqaruar rrethanat e krimit të rëndë, ku sipas tyre dyshohet se ka qenë Edmiri që ka qëlluar në drejtim të të rinjve, duke iu marrë jetën të dyve. Dje Gjykata e Shkodrës lë në qeli dy të arrestuari­t e dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në bregdetin e Velipojës, pas një sherri të nisur në muajin qershor dhe të përfunduar me viktima mbrëmjen e 19 gushtit. Pas një seance me dyer të mbyllura dhe pas dëgjimit të palëve, Prokuroris­ë dhe avokatit, Gjykata dha masën “arrest me burg” për Zyber Zagrad, 26 vjeç dhe Mario Pali, 29 vjeç. Ata akuzohen si bashkëpunë­torë me dy vëllezërit pronarë të hotelit “Holiday”, të kërkuarit, Gëzim dhe Edmir Frroku, që akuzohen se vranë kunetërit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Sherri kishte nisur prej datës 28 qershor të këtij viti, me plagosjen e një prej kamerierëv­e të hotelit dhe palët po pretendoni­n sqarimin, pas një lirimi të dyshuar nga drejtësia të të dyshuarve për atë ngjarje. Avokati mbrojtës, Simon Pashku, kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimi­n e paligjshëm të ndalimit të tyre, ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi. Sipas hetimeve të deritanish­me të Prokuroris­ë, rezulton se Zyber Zagradi është kamerieri i plagosur dhe Mario Pali, personi tjetër i përfshirë në ngjarje si bashkëpunë­tor në krimin e dyfishtë.

Gjatë seancës së sigurisë mësohet se Zagradi dhe Pali deklaruan në sallën e gjyqit se “ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe

Arsid Hoxha”.

Gjithashtu ata shtuan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar, ndërsa u shprehën se nuk e kanë pasur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania