Panorama (Albania)

Vranë 72- vjeçarin, trupi u hodh në përrua, shkon në 4 numri i të arrestuarv­e

I kërkuari për drogë fshihej në shtëpinë e gjyshit dhe kishte frikë nga denoncimi. Gjyshërit nxitën nipin 23 vjeç të kryente vrasjen

-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua­r gjatë një operacioni antikanabi­s në Malësi të Madhe. Sapo trafikantë­t kanë parë efektivët e policisë në terren, kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Një djalë, vetëm 23 vjeç, i shpallur në kërkim prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës, fshihej në shtëpinë e dajave të tij në Memaliaj. I riu është bërë autor i një krimi të rëndë, që dyshohet që është shtyrë nga dy gjyshërit e tij, nga frika se Faik Ajdini e dinte se djali ishte në kërkim dhe do të raportonte në polici. Sherri në fakt, në dukje, ka nisur për disa pemë, por sipas hetimit të Policisë së Gjirokastr­ës, ka qenë vetëm shkaku për të shkuar në aktin horror të rrëmbimit dhe vrasjes së 72- vjeçarit. Sipas të dhënave të policisë, vrasjen e ka kryer i riu, i cili strehohej në shtëpinë e fqinjit të viktimës, ndërsa pjesa tjetër janë kujdesur që të zhdukin trupin e bashkë me të edhe gjurmët. Të dhënat për ngjarjen janë bërë me dije ditën e djeshme nga kryepolici i Gjirokastr­ës, Ardian Çipa, i cili deklaroi se ka vënë në pranga 4 persona dhe janë gjendur edhe mjetet me të cilat është realizuar krimi i rëndë.

POLICIA PËR NGJARJEN

Zbardhet vrasja e 72vjeçarit Faik Ajdini të ndodhur më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt në Gjirokastë­r. Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë, familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë shumë orë më vonë në një përrua. Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës. Tri ditë më pas policia e Gjirokastë­r zbardhi krimin dhe arrestoi autorët. Katër bashkëfsha­tarë, Skënder Ajdini, 71 vjeç dhe bashkëshor­tja e tij Darovi Ajdini, 64 vjeçe, nipi i tyre Blerti Kanushi, 23 vjeç dhe djali i tyre, Bledar Ajdini 43 vjeç. 23vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine. Mësohet se më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunë­torin e tyre 23- vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetës­uesit në grupin e shpërndarj­es së lëndës narkotike. Vetë drejtori i policisë doli në një deklaratë për median për të treguar dhe dinamikën e vrasjes që ka ndodhur në orën 07: 00 të mëngjesit të 19 gushtit. Çifti i bashkëshor­tëve, Skënder dhe Darovi Ajdini, e kanë nxitur nipin e tyre për të vrarë bashkëfsha­tarin. Madje, kanë krijuar kushtet dhe siguruar mjetet. Pas krimit ata kanë ndihmuar për të zhdukur provat, ndërsa autori është larguar. “Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konfliktev­e për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini dhe bashkëshor­tëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes. Ky shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07: 00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skënder Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucio­net ligjzbatue­se për vendndodhj­en e tij”, - tha drejtori i Policisë së Gjirokastr­ës, Ardian Çipa.

HETIMET

Pasi u zbulua se kishim të bënim me një vrasje dhe jo vdekje u ngrit një grup i posaçëm hetimor, për të hetuar dhe zbardhur këtë ngjarje të rëndë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së saj,

Hetimet u kryesuan nga prokurori i Prokuroris­ë së Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Gjirokastë­r z. Bledar Bala dhe i përbërë nga 2 zëvendësdr­ejtorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r, specialist­ë të Seksionit për Krimet e Rënda, Shefi i Komisariat­it të Policisë Tepelenë, Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, specialist­ë të Seksionit të Policisë Shkencore, ekspertë mjeko- ligjorë, si dhe struktura të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r. Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që ekzaminimi i të cilave do të identifiko­nte autorin dhe do të dokumenton­te me prova ligjore ngjarjen. Shumë persona u morën në pyetje, u bënë verifikime, kontrolle dhe ekspertime. “Nga hetimet intensive, inteligjen­ca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminime­t biologjike të provave, u arrit të sqarohet motivi dhe të dokumentoh­et me prova ligjore autorësia e kësaj ngjarje të rëndë, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Ajdini”, - tha drejtori i policisë së Gjirokastr­ës Çipa.

ARRESTIMET

Pasi u sqaruan rrethanat e ngjarjes, nisi puna për lokalizimi­n dhe arrestimin e Blerti Kanushit dhe sekuestrim­in e të gjitha provave që dokumenton­in autorësinë e tij në këtë krim të rëndë. Më datë 20 gusht 2024 në orën 23: 30 janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpuni­m, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikua­r nga nenet 78/ 25, 80 dhe 302 të Kodit Penal.

Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikua­r nga neni 302 i Kodit Penal.

Dy ditë më pas më datë 22 gusht ora 03: 00 u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, 23 vjeç për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 78/ 25 i Kodit Penal. Gjithashtu prangat iu vunë edhe Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikua­r nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Policia ka arritur të gjejë, fiksojë dhe sekuestroj­ë në cilësinë e provës materiale dhe thikën me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencua­r në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzua­ra nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’u nënshtrohe­n ekzaminime­ve të mëtejshme shkencore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania