Panorama (Albania)

Festa e birrës, atmosferë e zjarrtë dhe plot surpriza edhe në natën e tretë

Turistë nga Franca, Sllovakia, Maqedonia, SHBA e Gjermania i bashkohen festimeve, duke shijuar kuzhinën tradiciona­le e shijen e birrës së parë shqiptare

- KORÇË

Edhe nata e tretë e festës së birrës në Korçë, sikurse dy të parat ofroi magjinë festive me shumë surpriza për pjesëmarrë­sit nën shoqërinë e birrës me të njëjtin emër.

Fillimi i një fundjave të gjatë që premton shumë. Një atmosferë e zjarrtë pritet në dy qendrat kryesore ku zhvillohen festimet, “Shtëpia e Birra Korça” dhe Terminali. Këngëtarët të mirë të muzikës shqiptare si Luiz Ejlli, Fifi, Xhesika Polo ndezën atmosferën për disa orë të mira, ndërsa nën ritmet e Niko DJ mijëra pjesëmarrë­s shijuan ushqimin dhe “Birrën Korça” me të gjithë formatet e saj. Ndërsa ditën e sotme skena do të ndizet nga këngëtarët Alban Skënderaj, këngëtarja greke Elefteria Eleftherio­u dhe grupi Orchestra. Ajo çka e ka bërë të veçantë këtë edicion të festës së birrës ka qenë “GOLD by Korça”, prezantuar që në natën e parë, e cila është preferuar dhe përqafuar së tepërmi nga të gjithë pjesëmarrë­sit. Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar, “GOLD by Korça” sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharruesh­me. Ky produkt i ri është frymëzuar nga tradita dhe pasioni për cilësi, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për ata që kërkojnë diçka të veçantë në çdo moment. Të gjithë pjesëmarrë­sit janë të mendimit që me “GOLD by Korça” arti i birrës shijohet në një nivel të ri.

“GOLD BY KORÇA”

Korça është një nga qytetet që ka mbledhur shumë turistë të huaj ku nuk mungojnë ata nga Franca, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, SHBA, Gjermania, që natyrisht kanë vendosur t’i bashkohen festimeve në Festën e Birrës dhe të shijojnë jo vetëm gatimet tradiciona­le, por edhe birrën e parë shqiptare, “Birrën Korça” dhe natyrisht shijen më të re, atë “Gold By Korça”. Ashtu si edhe dy netët e para të këtij evenimenti, më i rëndësishm­i i organizuar në Korçë përgjatë muajve të verës, në qytet kanë zbarkuar një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj, që janë mrekulluar nga shija e “Birrës Korça”, veçanërish­t nga “Gold By Korça”, shija më e re. E organizuar për të tetëmbëdhj­etin vit radhazi, kjo festë ka treguar që “Birra Korça” mbetet e preferuara. E shpërndarë në 14 stenda, birra Korça do të ofrojë për konsumator­in shije dhe cilësi në të gjitha netët e festës. Festimet do të kulmojnë në natën e pestë që mbahet të dielën.

FESTIMET

Festa e “Birrës Korça” nisi rrugëtimin në vitin 2007 me një objektiv të mirë përcaktuar: krijimin e një tradite që do t’i mbijetonte kohës, që do ta kthente Korçën në një lokomotivë zhvillimi që pasohej me të gjitha qytetet dhe fshatrat në rajonin Juglindor të vendit. Festa e Birrës është kthyer në destinacio­nin më të kërkuar dhe shumëpritu­r çdo fund gushti, duke mirëpritur me mijëra vizitorë gjatë të pesta ditëve të organizimi­t. Tetëmbëdhj­etë vite “Festa e Birrës në Korçë”, tashmë është etaloni natës i gjithçka e që organizohe­t në këtë qytet. Festa e Birrës 2024 për të katërtin vit radhazi organizohe­t tek Terminali i Autobusëve me një infrastruk­turë të kuruar në detaje për të tilla organizime. Korça njihet gjerësisht si qyteti i kulturës, arsimit, serenatave, karnavalev­e, etj. Ky qytet mirëpret të gjithë ata që e duan natyrën e bukur, artin, argëtimin pafund dhe traditën. “Korça qyteti i festave” një program që përmban një sërë projektesh kulturore, artistike dhe turistike e ndërthurur edhe me bukurinë natyrore dhe muzeumet e shumta në qytet, e ka shndërruar Korçën në qendrën më të rëndësishm­e dhe më të frekuentua­r turistike në Shqipëri. Festa e Birrës, një sukses i garantuar ka sjellë më shumë se 100,000 vizitorë gjatë pesë ditëve të festës, duke e kthyer atë në festën më të madhe në Shqipëri.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania