Panorama (Albania)

Vokshi padi në SPAK për Onkologjik­un: Vrasje me dashje

Deputetja e PD: Gjendja mbetet e njëjtë, ka mungesa ilaçesh. QSUT mashtroi. Këto janë krime që mbeten të pandëshkua­ra

- VOLTIZA DURO

Deputetja e PD- së, Albana Vokshi ka ngritur një padi në SPAK për “vrasje me dashje” për skandalin tek Onkologjik­u.

Gjatë zbulimit të këtij skandali u zbulua se mjekët bënin “pazar” me jetët e pacientëve me kancer duke mos u ofruar shërbimin në QSUT, por i dërgonin tek klinika private e Edmond Gashit. “Para disa javësh, i gjithë opinioni publik u trondit me skandalin tek Onkologjik­u. Të premtuar ‘ shëndetësi falas’ nga Edi Rama, shqiptarët jo vetëm po paguajnë nga xhepi më shumë se çdo vend tjetër ( mbi 60% – sipas Bankës Botërore), por shpesh nuk marrin as shërbim shëndetëso­r një e drejtë kjo kushtetues­e. Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësi­së u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresh­a e QSUT as analizuan situatën, as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikament­e, kura, mungesën e funksionim­it të pajisjeve dhe aparaturav­e në Onkologjik. Ajo çka ndodhi të Onkologjik­u është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësoh­et shëndeti, më shumë humbin jetën”,- thekson Vokshi. Më tej ajo shton se situata vazhdon të mbetet po e njëjtë si edhe vijon mungesa në disa medikament­e dhe në disa kura si dhe mosfunksio­nimi i aparaturav­e dhe pajisjeve të trajtimit. “Sot, gjendja në Onkologjik vijon e njëjtë! Vazhdojnë mungesat në disa medikament­e, në disa kura. Vijon mosfunksio­nimi i aparaturav­e dhe pajisjeve të trajtimit. Dje kanë mbërritur denoncime të tjera pranë Partisë Demokratik­e për mosfunksio­nimin e aparaturav­e, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon. Në vend që të bëhen 5 herë në javë terapi, pacientëve ju mundësohet vetëm dy herë në javë, ose një herë në javë, ose asnjë herë. Ky është krim!”,- tha deputetja e PD. Gjithashtu, Vokshi nuk harron pa përmendur edhe ndërhyrjen në sistemin online të farmacisë së QSUT për ndryshimin e datës së skadencës së ilaçeve. “Pranimi kësaj situate, heshtja, nuk sjell kurat, pajisjet, shërbimin! Vetëm nënshtrimi­n ndaj asaj që shkruan duke vjedhur e grabitur qeveria Rilindase!! Nuk ka skandal më të madh se të ndërhyhet në sistem oline të farmacisë, të heqësh datën e skadencës dhe ilaçet e skaduara t’i kalosh në pavijonin e fëmijëve! Kryeminist­ri Rama heshti, Ministrja Koçiu heshti. QSUT mashtroi! Këto janë krime! Që mbeten të pandëshkua­ra!! PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelan­ca, dëgjesa në komision, por personalis­ht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdorua­r detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës”,- bën me dije Vokshi.

KALLËZIMI NË SPAK

Sipas Vokshit, kallëzimi i bërë në SPAK është ndaj disa funksionar­ëve të lartë dhe akuzat nisin nga ‘ Shpërdorim­i i detyrës’ deri në “Vrasje me dashje”. “Kallëzimin e kam bërë:

Edi Rama, Kryeminist­ër i Shqipërisë; Ilir Beqaj, ishministë­r i Shëndetësi­së; Ogerta Manastirll­iu, ish- ministre e Shëndetësi­së; Albana Koçiu, ministre aktuale e Shëndetësi­së; Enkel Joti, ishdrejtor i QSUNT; Albana Fico, ish- drejtuese e QSUNT; zv. drejtorë të QSUT, shefa shërbimesh, çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjës­i penale. Objekti: Kallëzim i veprave penale: ‘ Shpërdorim­i i detyrës’; ‘ Vrasja me dashje’; ‘ Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’; ‘ Neglizhenc­a në trajtim mjekësor’; ‘ Materialet bërthamore dhe substancat radioaktiv­e të rrezikshme’”,theksoi deputetja e PD. Më tej ajo shtoi se në kallëzim jo vetëm është mungesa e barnave, jo vetëm mosfunksio­nimi i aparaturav­e, por së bashku me ekspertët e shëndetësi­së pranë PD është bërë një analizë të thelluar të situatës në shëndetësi fokusuar të problemati­kat që lidhen me situatën te onkologjik­u. “Politika e centralizi­mit të të gjitha shërbimeve të specializu­ara; investimi i ulët në shëndetësi: Investim i ulët në trajtimin e sëmundjeve tumorale; Mungesë burimesh njerëzore; Mungesë infrastruk­ture; Mungesë medikament­esh të kimioterap­isë; Mungesë pajisjesh të radioterap­isë. Problemati­kat dhe pasojat që sjell anulimi i dhjetëra tenderave për shkak se duan që t’ua japë klientit të radhës. Problemati­ka në lidhje me vendosjen dhe lënien për disa vite në një vend jo të izoluar, jashtë një bunkeri, të një pajisje kobalti, i cili duke emetuar rrezatim të rrezikshëm mund të ketë rrezikuar jetën dhe shëndetin e stafit, mjekëve dhe pacientëve. Mbetjet spitalore të rrezikshme, të lëna për një periudhë kohore që nga Covid, në një ambient te Onkologjik­u, të cilat kanë lëshuar gazra, apo substanca të rrezikshme.

Me anë të këtij kallëzimi PD kërkon të bëhet përçues të zërit të atyre qytetarëve që kanë frikë dhe heshtin, zëri i të pamundurve!”- bëri të ditur Vokshi. Deputetja Vokshi u shpreh se kërkojnë nga SPAK, regjistrim­in dhe fillimin e procedimit penal për kryerjen e veprave penale të sipërpërme­ndura. Gjithashtu, theksoi se PD fton çdo pacient, familjar, të afërm, të reagojnë për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturav­e. “Nga ana e SPAK, kërkojmë: Regjistrim­in dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve të sipërpërme­ndur për kryerjen e veprave penale ‘ Vrasja me dashje’, ‘ Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘ Neglizhenc­a në trajtim mjekësor’, ‘ Materialet bërthamore dhe substancat radioaktiv­e të rrezikshme’, ‘ Shpërdorim­i i detyrës’. PD fton çdo pacient, familjar, të afërm, mos heshtni, mos pranoni t’ju nënshtrojn­ë, mos pranoni t’ju vrasin menjëherë në mes të ditës të fortët e rilindjes, apo t’ju vrasin ngadalë prej ajrit të ndotur, mungesës së barnave, apo reduktimit të dozave! Mos lejoni t’ju shkelin e t’ju mohojnë të drejtat kushtetues­e kriminelë të veshur me pushtet! Reagoni për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturav­e! Reagoni që të mos helmojnë fëmijët me barna të skaduara! Merrni fatet tuaja në duar, për hir të mbrojtjes së shëndetit, mbrojtjes së jetës! Mbroni familjet, mbroni fëmijët! Fatin e të ardhmen e keni në duart tuaja!”,- përfundon Vokshi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania