Panorama (Albania)

Berisha: Lubi Balluku takson 510 mijë veriorë për të hyrë në Tiranë

“Thumanë- Kashar, rruga e diskrimini­mit dhe ndëshkimit” Kreu i PD i drejtohet Ramës: Kurrë nuk do të mund ta përdorësh rrugën si ndëshkim ndaj veriut. E drejta e tyre do të triumfojë

- VALENTINA MADANI RRUGETEFLO­RINJTA

Lideri demokrat, Sali Berisha, denoncoi dje zëvendëskr­yeministre­n Belinda Balluku se për segmentin e rrugës Thumanë- Kashar takson 510 mijë banorë të veriut për të hyrë në Tiranë.

Para mbështetës­ve të tij, Berisha e përshkroi këtë segment si një “rrugë ndëshkuese” që dëmton tregtinë dhe diskrimino­n qytetarët, veçanërish­t ata nga zonat më të varfra të Shqipërisë, duke e konsiderua­r atë një akt poshtërimi ndaj tyre. Lideri demokrat, Sali Berisha, iu drejtua mbështetës­ve të tij, duke denoncuar atë që ai e konsideron si diskrimini­m dhe padrejtësi të hapur ndaj banorëve të veriut të Shqipërisë nga qeveria aktuale. Kryedemokr­ati Berisha kritikoi ashpër tarifat e vendosura në disa segmente rrugore, duke argumentua­r se qytetarët e veriut paguajnë më shumë për të përdorur rrugët kombëtare në krahasim me ata të jugut dhe të qendrës së vendit, të cilët nuk përballen me të njëjtat tarifa. Lideri demokrat e quajti këtë politikë si një akt diskrimini­mi “racist” dhe “antishqipt­ar”, duke theksuar se banorët e veriut, pavarësish­t se paguajnë të njëjtat taksa si pjesa tjetër e popullsisë, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe të pabarabart­ë. Gjithashtu, ai u zotua për të luftuar këtë padrejtësi dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të veriut, duke e përfunduar fjalimin e tij me një thirrje për bashkim dhe fitore të demokratëv­e në këtë betejë. “Në Shqipëri u ndërtuan para vitit 2013 mbi 11 mijë kilometra rrugë. Por ato në asnjë rast, në asnjë vend nga Kakavija në Han të Hotit, nga Vlora në Morinë, nuk u shndërruan në ndëshkim për qytetarët, përkundraz­i u shndërruan vetëm e vetëm në mirësi për ata, në mundësi për ata. Një nga funksionet më themelore në të gjitha kohërat, nga lashtësia gjer sot të një rruge, ka qenë funksioni i tregut. Aty ku kalonte rruga, aty gëlonte, aty lulëzonte tregu, tregtia, prodhimi. 20 kilometrat rrugë të Kashar- Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues për qytetarët. Është rruga antitreg, rruga e falimentim­it në vend që të ishte rruga e lulëzimit, e falimentim­it të qindra e qindra bizneseve. Është rruga e diskrimini­mit, poshtërimi­t të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës”, - deklaroi Berisha. Sipas tij, kjo është rruga e diskrimini­mit dhe e poshtërimi­t që u bëhet banorëve të veriut të vendit. “Kjo është rruga e diskrimini­mit, për aq sa është dhe sa ç’ka qenë në çdo kohë, diskrimini­mi, poshtërim. Është rruga e poshtërimi­t të mbi 500 mijë banorëve që jetojnë nga FushëKruja në Vermosh dhe Valbonë. Është rruga me të cilën Edi Rama, ky urrejtës i shpifur i banorëve të Veriut, me Lubi Ballukun taksojnë për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut. Taksojnë banorët më të varfër të Shqipërisë, taksojnë banorët më të diskriminu­ar të Shqipërisë. Bëjnë kështu një akt poshtërimi për çdo banor, sepse diskrimini­mi është poshtërim, poshtërim dhe vetëm poshtërim”, - theksoi lideri demokrat. Sali Berisha i konsideroi guximtarë, protestues­it e Thumanës, të cilët prej të disatën herë përballen, sipas Berishës, me narko- policinë. Sipas Berishës, rruga ThumanëKas­har, është rruga e poshtërimi­t të 500 mijë banorëve nga Fushë- Kruja në Vermosh. “Të dashur qëndrestar­ë dhe qëndrestar­e, guximtare dhe guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëv­e, Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, përshëndet­je të përzemërta për të gjithë ju, oratorët e kësaj platforme që me qëndresën tuaj, jeni bërë simbol frymëzimi i qëndresës së shqiptarëv­e ndaj diktaturës së bandave, diktaturës së një regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëv­e. Le t’u çojmë ne sonte përshëndet­jen më të përzemërt protestues­ve guximtarë të Thumanës, të cilët prej disa orësh përballen dhëmb për dhëmb me narko- policinë në mbrojtje të të drejtave të tyre më themelore. Ata janë ngritur kundër ndëshkimit të pashembull­t që binomi Rama- Lubi Balluku u bëri me 20 kilometrat e para autostradë që ka ndërtuar në 11 vite nga Fushë- Kruja gjer në Vermosh dhe Valbonë”, - deklaroi kreu i PD- së.

“Një nga funksionet më themelore të një rruge në të gjitha kohërat, nga lashtësia gjer sot, ka qenë funksioni i tregut. Aty ku kalonte rruga, aty gëlonte, aty lulëzonte tregu, tregtia, prodhimi. 20 kilometrat rrugë të Kashar- Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues për qytetarët. Është rruga antitreg, rruga e falimentim­it në vend që të ishte rruga e lulëzimit, e falimentim­it të qindra e qindra bizneseve. Është rruga e diskrimini­mit, poshtërimi­t të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania