Panorama (Albania)

Tare: Juvja do të habisë, Motën e kam studiuar në detaj

-

Pas largimi nga Lacio u përfol edhe për një emërim te Juventusi si drejtor sportiv, megjithatë Igli Tare është ende i papunë. E ndërkohë që pret projektin e duhur, ish- sulmuesi ka analizuar Juven e Tiago Motës. “Largimi i Motës nga Bolonja? Këto janë ligje futbolli. Ka cikle, gjërat ndryshojnë, ndonjëherë shumë shpejt, dhe është e drejtë të rifillosh në një mënyrë tjetër. Dhe nuk është as e lehtë të kuptosh se kur do të ndryshojë momenti, prandaj edhe shumica dërrmuese e tifozëve bolonjezë ndihen të tradhtuar. Futbolli i Tiagos, më shumë se i sofistikua­r, më duket agresiv, me presionin e lartë, për lojtarët që shkëmbejnë vazhdimish­t pozicione, role. Sipas meje është futboll i bukur për t’u parë dhe i vështirë për t’u interpretu­ar”, deklaroi 51- vjeçari.

TAKTIKISHT - Më pas nga analiza taktike, Tare kalon në profilin e Motës dhe lojtarët që i kanë vënë në dispozicio­n deri tani. Duke mos harruar vështirësi­të e detyrës së re të italo- braziliani­t, Igli përfundoi: “Nuk e di a do të bëjë mirë me Juven. Skuadra aktuale nuk është ende e plotë, por merkato bardhezi deri më tani ka qenë shumë inteligjen­te. Duglas Luiz dhe Kefren Turam më duken se janë dy lojtarë të nivelit më të lartë, megjithatë Tiago ka nevojë për lojtarë të cilët kanë shumë karakteris­tika dhe shumë të ndryshme nga njëra- tjetra. Tiagon e ndjek që kur ishte te Xhenoa edhe sikur të mos zgjaste shumë dhe të mos merrte rezultatet që shpresoja se kisha kuptuar vlerën e tij. Koha më dha të drejtë sepse u konfirmua te Specia dhe Bolonja ku mundi t’i rezistonte momenteve shumë të vështira. Napoleon Bonaparti kishte të drejtë, gjeneralët duhet të jenë edhe me fat, jo vetëm të mirë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania