Panorama (Albania)

Fero publikon mesazhin prekës: Nuk e di si e mbaj veten pa vajzën time

-

Ish- reperi i njohur, Fero është shprehur se prej shumë kohësh nuk jeton me vajzën e tij, pas ndarjes nga bashkëshor­tja, Arbenita Ismalji. Në një postim në Instastory, Fero, i cili tashmë është larguar nga muzika dhe iu është përkushtua­r fesë islame, shprehet se e ka të vështirë qëndrimin larg së bijës, Nina, duke theksuar se “vetëm Zoti e di si po e përjetoj unë”.

“Dua me ju tregu juve nji realitet. Un jetoj qe shum koh pa qiken tem, un gona prej gjumit pa qiken tem, un bi me fjet pa qiken tem, edhe sa do që e maj veten të qëndrueshë­m me durim po du që krejt ju me dit çdo moment e më shumë që jam pa qikën tem vetëm zoti i madh e din qysh e përjetoj un kët sen, shum vshtir” – shkruan Fero në postimin e tij. Gjithashtu, Fero u dërgoi mesazh prindërve që të kalojnë kohë me fëmijët e tyre dhe të mos ankohen. “Kshtu qe ju qe i keni fmit e qoni prej gjumi me ta e hani pini me ta e fleni me ta, mos u ankoni o mosmirnjoh­sa po falenderon­e Zot”, përfundon ai. Fero, i cili prej kohësh është larguar nga bota e muzikës pasi i është përkushtua­r fesë islame, kujtojmë që ka një vajzë nga martesa e tij me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën janë ndarë kohë më parë. Arbenita Ismajli u largua nga banesa ku jetonte me Feron pasi ish- reperi e dhunoi dhe kërcënoi me jetë. Pas ngjarjes ajo e denoncoi në polici dhe Fero u vendos në pranga. Fero u arrestua me 12 Korrik 2023 dhe Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë”. Reperi akuzohej se pas një sherri në banesën bashkëshor­tore, ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin. Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita u largua nga banesa ku bashkëjeto­nte me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania