Panorama (Albania)

Kronikë gare e ethesh pas tortës “Belinda”!

- AGRON GJEKMARKAJ

Antoneta Dhima prej një jave nuk fle mirë. Ajo qëkur mori lajmin se Bela do vinte në Fier, ndoshta edhe si drejtuese politike, nuk po e zinte vendi në vend nga gëzimi. Darkave mblidhej me njerëzit e besuar qysh do të organizont­e pritjen! Disa të lidhur ngushtë me tabanin popullor propozuan menjëherë këngë e valle në hyrje të qytetit! Pastaj ajo u kujtua se ato janë për Babon për Komandanti­n për të cilin populli lë punët e arës e fushës dhe i jepet haresë e këngës me spontanite­t!

Ti presim një dash - tha dikush të kryqëzimi!

Joooo u dëgjua njëri, mos, atë bëri Muçua kur mori Bashkinë e Tiranës, pastaj nga aty Babo mori spunton dhe shkroi “Kurbanin” Biblen dhe Kuranin e Rilindjes sonë! Apo mos doni që Belën ta bëjmë kurban? T’u thaftë goja, t’u bëftë shkrumb u dëgjua zëri i Netës. Koha po ikte me galop, netët shkriheshi­n njëra pas tjetrës dhe po afrohej momenti i sihariqit dhe ende asnjë gjetje për të qenë në lartësinë e mikpritjes fierake!

Antoneta ra në pikëllim dhe vetmi. Aty vendosi të bëjë një shëtitje anës së lumit natën vonë!

Yjet i ndriçuan mendjen, puhiza i freskoi mendimet. Një boçe pishe e ndeshi lehtë në kokë si molla Njutonin!

E gjeta e gjeta, e gjeta thirri furishëm duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve! Tortë, tortë, tortë me emrin Belinda vikati dy a tri herë! Aty për aty i telefonoi Baftos, i cili ka qenë kryetar bashkie, me vrap tha shko kotec me kotec e mblidhi ca vezë të freskëta.

Baftua lepur u nis, erë u kthye me kaçilet plot. Pulat morën arratinë duke kakarisur.

Po ashtu i çoi haber Ismet Beqirit të sjellë gjalpë dybeku nga dhitë e Mallakastr­ës dhe

Një thesi me kripë, atë të Xhafes. Një shishe me vaj ulliri e thirrën Bora! Një veze të zier Ciu! Hall i madh i zu kur duhej t’i gjenin një meze për t’i vënë emrin e Babos! Dikush tha t’i lëmë një të përgjithsh­ëm bereqeti, një tjetër zahireja, ndonjë buka por atë punë e ndau Çyrbja! Ai rëndë- rëndë pyeti – rrini pa pirë ujë ju, jetoni dot? Jooooo thanë të gjithë - le ta thërrasim burimi i jetës, uji i bekuar dhe ashtu u bë!

ai nuk zhgënjeu, vetë e kishte tundur, me dy çapra plot u shfaq pas një gomari të shtruar!

Braçja turivarur nuk dëshironte të mbetej pas e mblodhi miell nga gruri i Divjakës! Qershitë për cepat e ëmbëlsirës i këputi në sabah Bujari i Lushnjës të lyera me vesë në një bahçe.

Kështu Dhima me të kënduar gjelat u dha duarve dhe torta erdhi avash- avash duke marre formë!

Belinda u kënaq kur e pa, bëri një resme duke i bërë karshillek në ëmbëlsi dhe pastaj u tha hani e kryeni punë se vjen Gaz Bardhi pastaj e na bën hesapin në e bëme me tender apo qysh dhe ju çon në SPAK, kaq vezët, kaq vaji, kaq pana etj., si mua për tunelin.

I paudhi, malukati, i poshtri u dëgjuan

aty- këtu hungërimat! Shaka, shaka bëra tha Bela se këtë tortë e bëri dashuria e popullit fierak për mua dhe ajo nuk matet me para! Por kjo tortë hapi një bela të madhe!

Një garë e çuditshme filloi ngado! Ithtarët e Mamicës e morën këtë si sfidë e sajuan një eliksir që të shkrihej në gojë dhe e quajtën kokteili i shijeve “Mamica”! Nga Libohova gatuan qifqi sa një bina dhe i ngjiten emrin Tezja! Një byreku të madh i shkruan mbi peta hallë Ikonomi! Një kungulli në Devoll i skaliten germat Nikoqiri! Një xaxiqi në Dropull Pirro Vëngu!

Një kusie me tasqebap i vunë etiketën Xhemali! Një domixhani me raki Skrapari atë të Nasos! Sallatës së fshatit atë të Pirdenit. Një sultiazhi me reçel kumbulla stambolle nga brenda atë të Ogit! Një bidoni me kos deleje atë Shalsit! Një sallami të bërë me mish viçi në Dibër e thirrën Ulsia! Një kukurec të madh e nderuan me emrin e Tonit! Një pispilie i zografisën përsipër- Blero! Ca llokmave të thara në Librazhd atë Taos.

Një revanie me sherbet i gërryen atë të Etildës! Një vozge me ufuth në Berat i mbërthyen atë të Ermos.

Një mali me pilaf në Vlorë i vunë emrin e Klosit! Putargave të thara në Himarë marka Damo!

Një bifkteku atë të Dilos! Një speci të madh në Divjakë atë të Braçes! Një mezati në hell atë të Majkos! Një kulaçi të pjekur në saç me thengjill atë të Çuçit!

Në një mense ushtrie supës atë të Gjeneral Kollçakut! Një cope djathë lope atë të Anilës! Një kutie me sardele të konservuar­a të Delinës! Një sahani me përshesh atë të Petros mbi kapak! Një pule të pjekur atë të Pranverës!

Një pjate me njoki atë të Mimisë! Një groshe të zier tek policia e shtetit atë të Hoxhës! Një kavanozi me turshi atë të Petrit Malajt ( ministrit)! Ca patëllxhan­ëve të mbushur iu ngjeshën atë të Etjenit. Një tasi me gjizë e hudhër atë të Klodit! Një petaniku të Pendavinji­t! Një trahanaje të doktoreshë Klodit! Një piteje të Eni Xakes!

Një thesi me kripë, atë të Xhafes. Një shishe me vaj ulliri e thirrën Bora! Një veze të zier Ciu! Hall i madh i zu kur duhej t’i gjenin një meze për t’i vënë emrin e Babos! Dikush tha t’i lëmë një të përgjithsh­ëm bereqeti, një tjetër zahireja, ndonjë buka por atë punë e ndau Çyrbja! Ai rëndë- rëndë pyeti – rrini pa pirë ujë ju, jetoni dot? Jooooo thanë të gjithë - le ta thërrasim burimi i jetës, uji i bekuar dhe ashtu u bë!

Salianji që njihet për njeri i mirë dhe pa të keq tha populli pasi e ka ngrënë nga këta, tani do t’i shijojë duke i ngrënë si mish, si bukë, si meze, si ëmbëlsira, duke i lëpirë si akullore dhe duke i pirë si ujë për t’ia kthyer nënës natyrë! Qerratai!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania