Panorama (Albania)

Loja e fundit

- ALADIN STAFA

Nëse një ditë do mendojmë se çmenduritë e kanë një fund, them se gabojmë. Në realitetin e sotëm, që duket se i përngjan një matriksi, ndodhitë e pazakonta kanë filluar bëhen aq të shpeshta sa tanimë na janë kthyer në normalitet. E fundit ishte pikërisht ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, ku para pak ditësh pati dhe mbylljen e saj. Një eveniment me një mori sportesh, ndjekur nga miliona sy e qindra mijëra vizitorë, jehonën e së cilës e ndjemë më shumë për mesazhet e saj biblike sesa për medaljet fituara. Teknologji­a patjetër që po krijon një urë komunikimi, ku i madh e i vogël nuk mbetet pas në informimin përditësor, por edhe ndaj një influencim­i të sforcuar. I gjithë ky kaos duket se ka për qëllim deformimin e qenies humane, daljen e saj nga kornizat e edukimit, kulturës, marrëdhëni­es me Zotin dhe familjen. Parodia sarkastike e “Darkës së Fundit” në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, nxiti mjaft polemika në shoqërinë postmodern­iste kudo në botë. Dhe ajo që u vu re më shumë ishte përplasja e madhe mes religjiozë­ve dhe komuniteti­t LGBTQ+. Nëse do të shohim atë skenë artistike, perfekte në imperfeksi­onin e saj dukej qartë se secili aktor kishte dalë tej rolit të një dishepulli apo dhe figurës së shenjtorit, që duhet të përfaqëson­te. Secili prej tyre mbartte një tjetër simbolizëm, duke përfaqësua­r një gjini, një kohë, një racë apo dhe një krijesë. Dhe kjo gjithçka e ndryshme nga Bibla ndodh jo aq rastësisht. Jetojmë në kohëra të tjera. Arka e Noahs dhe “Darka e Fundit” po humbasin gjurmët e fabulës së tyre. Dhe ajo është gjurma e jetës. Sot fryma moderne e të menduarit, shkëlqimi i një të ardhmeje tjetër dhe të qenurit mendjehapu­r mbetet një trend ashtu si revolucion­et shekujt e kaluar. Kush e njeh historinë do të ngrejë një pyetje tjetër; çfarë ka përtej kësaj? Çfarë sjellin revolucion­et? Çdo rrethanë e tillë është provuar në histori se ka sjellë shkatërrim. U provua kjo me revolucion­in francez, atë industrial, me revolucion­in e tetorit 1917, por dhe me ngjarjet që sollën Hitlerin në pushtet. A kanë të bëjnë këto ndodhi me ndonjë revolucion të ri që po përjetojmë? Është e vetëdijshm­e që gjithsecil­i nga ne në këtë jetë duhet të jetë i mbrojtur bazë ligjeve kur ai zgjedh të jetojë si të dojë duke mos u paragjykua­r për preferenca­t apo ndasitë, por çfarë nuk gjej të arsyeshme është bombardimi konstant në imazhe dhe lajme të çfarëdo lloj eventi, ku ndjekja është e gjerë, duke na shpalosur mesazhe të fshehura se tani është koha të ndryshojmë për të hyrë në një epokë të re; atë në të cilën në fakt e kemi jetuar që para përmbytjes së madhe. A po shkojmë drejt një gjendje vetëshkatë­rrimi? Pse u zgjodh pikërisht, Parisi si vendi ideal për t’i përçuar këto mesazhe? Kush ishin ata që ndezën dritën jeshile të kësaj performanc­e ku përfshihej edhe një i mitur? Këto janë të gjitha dilema/ pyetje që sa na largojnë nga realiteti i përditshëm aq edhe na hapin sytë për të bërë një prognozë për të ardhmen. Franca ecën nën moton e saj “Liri, Barazi, Vëllazëri” që prej revolucion­it të shek. 19- të, pavarësish­t se kjo moto nuk u institucio­nalizua kurrë. Mbetet sot ky një slogan i saktë për aq sa pamë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave, regjisori i së cilës i dënuar të qëndrojë përgjithmo­në në këtë burgun tonë, e hodhi në skenë në mënyrë brilante nën petkun e termit ART, me një mesazh që u kalua jo pa bujë tek brezat e rinj si një plan afatgjatë për të ardhmen. Ashtu si dashurinë dhe urrejtjen e ndan një fije e hollë në mes, edhe të mirën e të keqen i ndan po kjo fije. Në fund triumfon një logjikë jo dhe aq e arsyeshme për secilin nga ne, dëshirën për të ndjekur rrugëtimin tonë lirisht. Koha po ecën shpejt, njerëzit po bëhen gjithmonë e më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes, emocionit e ndoshta dhe dashurisë. Sepse diçka e re po vjen. Një inteligjen­cë e re po përpiqet të marrë drejtimin e planetit. Duket se nën Diell ndryshe nga herët e tjera, ka zhvillime të reja…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania