Panorama (Albania)

Dëshmitë, si u organizua rezistenca ndaj agresionit grek të 2 gushtit të 1949- ës

Centralist­i i postës kufitare të Kapshticës, Adem Islam Hoxha, bindi komandanti­n e Postës së Vidohovës për të hapur zjarr

- HALIL RAMA “MJESHTËR I MADH”

Dokumentet arkivore, por edhe dëshmitarë okularë vërtetojnë se, shtatëdhje­të e pesë vjet më parë, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare iu kundërpërg­jigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Kufiri shqiptar ishte bërë prej vitesh arenë e provokacio­neve të shkaktuar nga shtetet fqinje, për qëllimet e tyre agresive apo pretendime­t territoria­le ndaj Shqipërisë. Viti 1949 është i veçantë. Vetëm gjatë këtij viti në kufijtë shqiptare u bënë gjithsej 747 provokacio­ne të llojeve të ndryshme ( tokësore, ajrore e detare), nga të cilët 612 në kufirin me Greqinë ( 303 tokësore, 299 ajrore e 10 detare); 130 në kufirin me Jugosllavi­në ( 57 tokësore, 69 ajrore e 4 detare) dhe 5 ( ajrore) në sektorët bregdetare me Italinë. Të gjitha këto provokacio­ne, u paraprinë edhe nga një propagandë e shfrenuar që bënin vendet fqinje kundër Shqipërisë, veçanërish­t në sektorët e Jugut. Ata jo vetëm hidhnin në territorin shqiptar libra, broshura e gazeta me thirrje kundër pushtetit popullor në Shqipëri, por arritën deri atje sa të fabrikonin dhe përhapnin trillime, sipas të cilave rreth kufirit shqiptar ishin krijuar baza, prej nga ku furnizohes­hin partizanët grekë në luftën kundër andarteve ( forcave të ushtrisë demokratik­e greke). Robërit grekë të kapur nga Forcat e Kufirit Shqiptar, pohonin gjithashtu edhe përgatitje­n psikologji­ke që u bëhej ushtarëve grekë për një sulm të afërt ndaj Shqipërisë. Provokacio­net greke në kufirin me Shqipërinë, arritën kulmin e tyre më datë 2 gusht 1949, kur forcat e tyre ushtarake organizuan dhe kryen sulmin e armatosur kundër rojeve kufitare shqiptare në sektorin e Devollit, duke shkelur kështu edhe integritet­in territoria­l të RPSH- së. “Veprime të tilla na kujtojnë metodat e nazistëve gjermanë dhe të fashistëve që krijojnë incidente në kufijtë me fqinjët e tyre me qëllim presioni e kërcënimi, për të krijuar pasiguri e armiqësi në mes të popujve ose për t` u hapur rrugë veprimeve më të gjera agresive”, shkruante ndër të tjera në kryeartiku­ll, gazeta “Zëri i Popullit” në atë kohë, duke u prononcuar forcërisht për ngjarjet e 2 gushtit, në kufirin shqiptaro- grek.

“Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar”.

HEROI I REZISTENCË­S NDAJ MONARKOFAS­HISTËVE GREKË

Më 2 gusht 1949 do të ishte një centralist i thjeshtë nga Çidhna e Dibrës urdhëruesi i hapjes së zjarrit ndaj provokator­ëve monarkofas­histë grekë në kufirin shqiptar të Kapshticës. Adem Hoxha, centralist i postës kufitare në Kapshticë të Devollit, kishte radhën e shërbimit të gatishmëri­së luftarake në natën e datës 1 ( një) gusht duke u gdhirë 2 ( dy) gusht i vitit 1949, kur rreth orës 02: 00 të mëngjesit të datës 2 gusht 1949, ra zilja e telefonit. Mori receptorin dhe nga ana tjetër, personi që i fliste, u prezantua se ishte komandanti i Postës kufitare të Vidohovës. “Për momentin emri i tij nuk më kujtohet, – tregonte Ademi, – por mbaj mend se ai ishte një djalë i ri rreth të njëzet e dy- tre vjetëve, të cilit, sapo kishin filluar t’i dirsin mustaqet”. ( Sipas bashkëkohë­sve, ai duhet të ketë qenë Memo Nexhipi Bejko, – pak çaste para se të binte dëshmor, i cili më pas është shpallur “Hero i Popullit”). Kur Komandanti i postës së Vidohovës, z. Memo Nexhipi Bejko i ka kërkuar centralist­it Hoxha që ta lidhte me komandanti­n e regjimenti­t, Ademi, iu përgjigj se “Komandanti i regjimenti­t në këtë orë është në shtrat, duke fjetur në shtëpinë e tij, në

Korçë. Ai nuk ka telefon në shtëpi”. Më pas, komandant Memoja i ka kërkuar kufitarit nga Dibra që ta lidhte me Ministrinë e Mbrojtjes, por sërish ka marrë përgjigje refuzuese: “Përderisa nuk mundem me të lidhur me Korçën, si mundem me të lidhur me Ministrinë në Tiranë?! Ne nuk kemi lidhje me radio, por vetëm një central të thjeshtë, me tel !”, - i është përgjigjur Adem Hoxha. Dhe në kushtet kur forcat greke kishin shkelur 500 metra në territorin tonë kufitar, komandant Memoja, i zënë ngushtë, i ka kërkuar një mendje centralist­it nga Dibra se si duhej të vepronte.

- Zjarr! – i është përgjigjur Ademi.

- Si të hap zjarr?! Me urdhër të kujt të hap zjarr?! – i tha komandanti i postës së Vidohovës.

- Me urdhrin tim! – i është përgjigjur rrufeshëm kufitar Ademi.

- Si me urdhrin tënd?! – ka vijuar komandanti?!

- Po të them: Me urdhrin tim! Kur forcat greke do të të vijnë te posta, ti a do t’u japësh cigare e duhan dhe t’ua ndezësh me shkrepëse, me dorë në zemër?! Zjarr mbi agresorët, se vetëm kështu mbrohet atdheu!

Vetëm këto ishin fjalët e fundit që këmbyen komandant Memoja dhe centralist­i Adem Hoxha ndërmjet tyre, në mëngjesin e 2 gushtit 1949, para se të fillonte lufta mbrojtëse në Vidohovë kundër agresionit të monarkofas­histëve grekë të 2 gushtit 1949. Pra, e thënë ndryshe, urdhrin luftarak për fillimin e zjarrit të parë, të pushkëve të para në Vidohovë më 2 gusht 1949 e ka dhënë, me iniciativë­n e vet, një ushtar i thjeshtë dibran, Adem Islam Hoxha, ish- centralist i postës kufitare të Kapshticë- Vishocicës. Më saktë, me atë arsyetim logjik të pjekur, tepër bindës, në ato rrethana të jashtëzako­nshme bindi me të drejtë komandanti­n e Postës së Vidohovës për të hapur zjarr mbrojtës kundër agresionit të monarkofas­histëve grekë, më 2 gusht 1949, në atë situatë të nxehtë luftarake. Një arsyetim i tillë, si ai i Adem Hoxhës, është tepër bindës dhe i drejtë edhe tani, pas 75 vitesh në kohë paqeje dhe në një situatë tjetër marrëdhëni­esh krejt të ndryshme nga ajo e asaj kohe, kur Shqipëria dhe Greqia janë të dyja shtete anëtare të NATO- s ( ndonëse Greqia vazhdon të mbajë ende në fuqi Ligjin absurd të Luftës me Shqipërinë). Nuk mund të kishte asnjë zgjidhje tjetër, përveç asaj të Adem Hoxhës, të mëngjesit të 2 gushtit 1949: për të hapur zjarr mbi agresorin. Kjo është një e vërtetë historike, ndonëse e pashkruar ndokund, ashtu si shumë të vërteta të tjera të pashkruara të historisë së popullit shqiptar, e rrëfyer qartë nga protagonis­ti i kësaj ngjarjeje në vitin 1993, kur ishte në moshën 76- vjeçare.

ÇFARË SHKRUANTE “ZËRI I POPULLIT” MË 6 SHTATOR 1949

Akti heroik i çidhnakut Adem Hoxha jepet fare qartë, qoftë dhe nga një fragment i reportazhi­t të të dërguarit të posaçëm të “Zërit të Popullit”, Dhimitër Tona, me titull: “Në piramidën 33, në sektorin e Bilishtit”, botuar më 6 shtator 1949. Ndër të tjera në të shkruhet: “… Centralist­i ndërlidhës, Adem Islam Hoxha nga Çidhën e Poshtme i Dibrës, në mes mijëra predhash të artilerisë armike, ku s’mbeti pëllëmbë toke pa u qëlluar, ka kryer me heroizëm detyrën e tij: tri herë natën u këput linja, por të tri herët ai e lidhi përmes zjarrit të artilerisë dhe breshërit të plumbave të mitralozit. ‘ Në luftën LANÇ- thotë ushtari Adem Hoxha, i dekoruar me Medaljen e Trimërisë,- nuk pata fat të luftoja kundër armikut, tashti jam edhe unë kryelartë midis shokëve të mi se kam luftuar ashtu si vëllezërit e mi dje për çlirimin e atdheut; sot unë luftova për mbrojtjen e tij nga monarkofas­histët grekë, që duan ta skllavëroj­në popullin tonë dhe të sjellin në fuqi armiqtë tanë….”.

KUSH ISHTE ADEM HOXHA?

Njëqind shtatë vjet më parë, më 9 janar 1917, në Çidhën të Dibrës lindi Adem Islam Hoxha, emri i të cilit hyri në historinë e kombit për aktin e pashembull­t heroik në rezistencë­n ndaj monarkofas­histëve grekë, gjatë provokacio­neve të njohura të gushtit të ‘ 49- ës. I mbetur jetim që 6 muajsh, pasi babai Islami dhe nëna, Lihja i vdiqën nga epidemia e tifos e vitit 1917, Ademi do të rritej dhe edukohej nga gjyshi i tij, Abdurrahma­ni ( Hoxhë Kuta). I njohur me titullin “Hoxha i 12 mijëve” në Shehër të Thatë, njëri ndër udhëheqësi­t popullor për organizimi­n e rezistencë­s të kra

 ?? ??
 ?? ?? Kufitari Adem Hoxha, Kapshticë 1949
Kufitari Adem Hoxha, Kapshticë 1949

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania