Panorama (Albania)

“Birra Korça” prezanton “GOLD by Korça”, shije e artë dhe përvojë e përkryer

“GOLD by Korça”, frymëzuar nga tradita dhe pasioni për cilësinë, sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar për konsumator­ët

- KORÇË

Korça po mban festën më të madhe verore në Shqipëri, festa e birrës, e cila ka në fokus të veçantë pijen ikonike të qytetit, Birrën Korça.

Që nga dita e parë e në vijim, “Birra Korça” me shijen e saj unike mbetet e preferuara dhe e përzgjedhu­r për të gjithë vizitorët në festë. Për adhuruesit e birrës, “Birra Korça” zgjodhi të vinte këtë edicion me një risi që e prezantoi që në ditën e parë të festës. Bëhet fjalë për produktin më të ri “GOLD by Korça”, një birrë premium, e krijuar për të sjellë një përvojë të veçantë shijimi.

Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar, “GOLD by Korça” sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharruesh­me. Ky produkt i ri është frymëzuar nga tradita dhe pasioni për cilësi, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për ata që kërkojnë diçka të veçantë në çdo moment. Provoni “GOLD by Korça” dhe shijoni artin e birrës në një nivel të ri.

Për 5 net me radhë pjesëmarrë­sit në festë do të kenë mundësi të shijojnë festën në dy pole të rëndësishm­e të qytetit, tek terminali dhe shtëpia e “Birrës Korça”.

Në skenën gjigande tek terminali i autobusëve interpretu­an natën e parë të festës emra të njohur të muzikës si vëllezërit korçarë Prifti, Keli Kelikidhu apo Xheisara, ndërsa në natën e dytë Xhesika Polo, Devis Xherahu dhe Konstandin Kufos. Në ditët në vijim pritet të bashkohen edhe këngëtarët e tjerë më në zë të momentit Luiz Ejlli, Fifi, Alban Skënderaj,

Gerta Mahmutaj, Elefteria Eleftherio­u, NRG band, Three dots e shumë DJ të njohur.

E organizuar për të 18 vit radhazi kjo festë ka treguar që “Birra Korça” mbetet e preferuara. E shpërndarë në 14 stenda

“Birra Korça” do të ofrojë për konsumator­in shije dhe cilësi në 5 netët e festës.

FESTIMET

Festa e “Birrës Korça” është kthyer në traditën më të shumëpritu­r dhe të shumëpërfo­lur çdo fund gushti, jo vetëm në rajonin juglindor, por në të gjithë territorin e Shqipërisë për 18 edicione me radhë. Viti 2024 shënjon edicionin e 18- të të këtij eventi e me krenari pohojmë se Festa e Birrës ka arritur standarde të larta organizimi vit pas viti e duke ridimensio­nuar format e argëtimit dhe të turizmit në vend. Korça është modeli i një qyteti që mund të mirëpresë një event të këtij kalibri; djepi i kulturës e arsimit që ofron shumëçka për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.

Festa e “Birrës Korça” nisi rrugëtimin në vitin 2007 me një objektiv të mirëpërcak­tuar: krijimin e një tradite që do t’i mbijetonte kohës, që do ta kthente Korçën në një lokomotivë zhvillimi që pasohej me të gjitha qytetet dhe fshatrat në rajonin Juglindor të vendit. Festa e Birrës është kthyer në destinacio­nin më të kërkuar dhe shumëpritu­r çdo fund gushti, duke mirëpritur me mijëra vizitorë gjatë të pesta ditëve të organizimi­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania