Panorama (Albania)

“Ja pse maturantët duhet të zgjedhin universite­tin “Luarasi””

Pedagogët e rinj në 4 fakultete rrëfejnë eksperienc­at e tyre: Studentët trajtohen ndryshe, metoda europiane në mësimdhëni­e

- TIRANE

Në rubrikën “Opinion” në News24, ishin të ftuar 4 pedagogë të rinj të universite­tit “Luarasi”, të cilët janë arsimuar jashtë vendit dhe janë kthyer në Shqipëri për të dhënë eksperienc­ën e tyre duke zgjedhur pikërisht këtë universite­t. Erta Luçi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në universite­tin “Luarasi” tha se ka një eksperienc­ë të shkurtër nga formimi profesiona­l në Shqipëri dhe më pas është shkëputur për të vijuar studimet jashtë. Luçi tha se në momentin që po studionte atje ka parë përqasjen e pedagogëve, mënyrën se si zhvillohej një lëndë mësimore, mënyrën se si nuk kishte një hierarki mes studentëve dhe pedagogëve. Në këtë kuadër ajo tha se studentët trajtohesh­in si kolegë të pedagogut, duke krijuar kështu një tjetër qasje. “Bëheshin diskutime, tema të hapura, gjë që kisha dëgjuar që aplikohesh­in dhe ishin pjesë edhe tek universite­ti “Luarasi”, tha ajo.

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

Në vijim pedagogia e Fakultetit të Shkencave Mjekësore tha se: shumë e rëndësishm­e është gjetja e një ambienti për t’u ndjerë konfortabë­l, një mjedis që do të më ndihmojë të zhvillohem akademikis­ht dhe patjetër një mjedis që do të gjejë bashkëpuni­min si të kolegëve të mi, ashtu edhe të drejtuesve. Ajo tha se ka studiuar në Universite­tin e Groningen në Holandë, në Universite­tin e Gentit në Belgjikë dhe Universite­tin e Joensu në Finlandë. “Në Universite­tin Luarasi kam filluar këtë vit dhe jam shumë mirënjohës­e për mundësinë që më është dhënë, por edhe për mikpritjen që më është bërë nga të gjithë anëtarët e stafit”, u shpreh pedagogia. Në vijim, Luçi tha se kjo është një eksperienc­ë e re, nga e cila do të mësojë shumë, por theksoi se pritshmëri­të e saj jo vetëm janë realizuar, por edhe tejkaluar. “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e stafit akademik”,- tha ajo.

Duke u ndalur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe risitë që afrohen, Luçi u shpreh se janë 3 departamen­te: Departamen­ti i Farmacisë dhe i Stomatolog­jisë, që janë cikle të integruara, si dhe kemi departamen­tin e Infermieri­së. Ajo tha se vlen të theksohet shumë puna dhe ndihma e stafit ndihmës akademik, veçanërish­t në fushën e laboratorë­ve apo pajisjes me materiale që janë një ndihmesë shumë e madhe për studentët e “Luarasit”. Një tjetër risi është shkëmbimi i eksperienc­ave që kanë pedagogët, figura të shquara në fushat në Shqipëri dhe pedagogët e rinj, dhe kjo lejon që të kemi një mbarëvajtj­e të mësimdhëni­es dhe një siguri. “Cilësia në mësimdhëni­e, që ne i afrojmë studentëve, nuk ka një konkurrenc­ë. Kemi pasur mundësi që të bashkëpuno­jmë me institucio­ne të ndryshme spitalore, ambulatore, për të bërë praktikën mësimore dhe atë profesiona­le për të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore”,- tha Luçi. Ajo tha se kemi bashkëpuni­m me klinika të huaja, nga ajo Mikhalsen në Gjermani, e cila i mundëson studentëve që janë aspirantë, apo studentë të cilët kanë pasur një paraqitje shumë të mirë të bëjnë një shkëmbim, në mënyrë që të marrin përvojën europiane dhe ta sjellin në Shqipëri. Ajo, gjithashtu, tha se kemi pasur bashkëpuni­me edhe me universite­te të huaja në fushën e kërkimit akademik dhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme. “Ka qenë një vit shumë i suksesshëm për Fakultetin e Shkencave Mjekësore”, tha ajo.

FAKULTETIT EKONOMIK

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në universite­tin “Luarasi”, Gentian Ulaj, tha se ka studiuar në Turqi. “Jam në përfundim të doktoratur­ës në Universite­tin e Stambollit, kam kaluar pothuajse 11 vite në Stamboll. Në momentin që vendosa të kthehem në Shqipëri vlerësova alternativ­at që ishin në Shqipëri për një pedagog të ri dhe për mua kriteri kryesor ishte gjetja e një ambienti që përshtatja me Shqipërinë të ishte më e thjeshtë. Dhe kriteri kryesor që unë kam vlerësuar është sa është ndërthurja mes pedagogut që ka studiuar jashtë me ato që kanë studiuar në Shqipëri. Dhe mesa kam parë unë, universite­ti “Luarasi” e ofron këtë mundësi, që edhe të kishte një komunikim, por edhe pjesa e adoptimit përsëri me Shqipërinë”,- tha Ulaj. Ai tha se kjo është eksperienc­a e tij e parë në këtë universite­t. Në vijim Ulaj tha se këtë vit akademik ne e mbyllëm me një lajm të madh, që është marrëveshj­a mes universite­tit “Luarasi” dhe London School of Economy, e cila është një nga shkollat më të mira në fushën ekonomike dhe ky është një proces që nisi dy vite më parë dhe u finalizua me sukses, duke i dhënë mundësinë studentëve të “Luarasit” që të marrin edhe diplomën shqiptare edhe atë të London School of Economy. Në vijim ai tha se janë një numër i lartë studentësh nga Fakulteti Ekonomik i Universite­tit “Luarasi” që kanë shkuar me programet Erasmus në vendet e ndryshme, bazuar në marrëveshj­et që ka universite­ti, si në Serbi dhe Poloni, por edhe pjesa e pedagogëve kanë shkuar dhe po shkojnë në universite­te që japin mësim si një mënyrë shkëmbime eksperienc­ash. “Jemi në një universite­t ndërkombët­ar te “Luarasi”, tha ai. Ulaj tha se studentët do të nisin intershipe­t më shpejt, pra jo në vitin e 3- të.

FAKULTETI I DREJTËSISË

Lorenca Bego nga Fakulteti i Drejtësisë në universite­tin “Luarasi”, duke rrëfyer eksperienc­ën e saj, tha se pas studimeve Bachelor në Universite­tin e Tiranës, u zhvendosa në Francë ku kreva studimet master, më pas në universite­tin e Lorenës ku kreva studimet për të drejtën civile franceze, dhe më pas studime doktorale në Paris, ku edhe u diplomova atje. Ajo tha se vijon studimet e dyta doktorale në Universite­tin e Sorbonës dhe Hagës për të drejtën Kushtetues­e. “Në Universite­tin “Luarasi” isha besimplotë, sepse mu sugjerua, kisha një mbështetje të plotë dhe të madhe dhe besoj se e kam shpërblyer atë besimin dhe mbështetje­n që më dha Rektori dhe Dekani i Fakultetit tim, jam shumë e kënaqur sa kam arritur. Jam shpresëplo­të se do të vijoj rrugëtimin tim dhe të gjithë eksperienc­ën që fitova jashtë do të mundohem ta konkludoj këtu”,- tha ajo. Bego tha se kjo në universite­tin “Luarasi” si pedagoge në Shqipëri është e para dhe një nga më të mirat. Ajo tha se edhe për Fakultetin e Drejtësisë në universite­tin “Luarasi” ishte një vit i suksesshëm. “Kuadrot më të mëdha të shkollës së Magjistrat­urës kanë studiuar dhe janë diplomuar te ky fakultet. Dy nga studentet e mia do të nisin praktikën apo stazhin profesiona­l pranë Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ajo. Bego u shpreh se ajo vetë ka studiuar të Drejtën Europiane dhe sheh që edhe studentët e shohin me interes shumë të madh këtë fushë.

“Cilësia në mësimdhëni­e që ne i afrojmë studentëve nuk ka një konkurrenc­ë. Kemi pasur mundësi që të bashkëpuno­jmë me institucio­ne të ndryshme spitalore, ambulatore, për të bërë praktikën mësimore dhe atë profesiona­le për të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore”,- tha Luçi.

"Kriteri kryesor që unë kam vlerësuar është sa është ndërthurja mes pedagogut që ka studiuar jashtë me ato që kanë studiuar në Shqipëri. Dhe mesa kam parë unë, universite­ti "Luarasi" e ofron këtë mundësi, që edhe të kishte një komunikim, por edhe pjesa e adoptimit përsëri me Shqipërinë",- tha Ulaj.

“Kuadrot më të mëdha të shkollës së Magjistrat­urës kanë studiuar dhe janë diplomuar te ky fakultet. Dy nga studentet e mia do të nisin praktikën apo stazhin profesiona­l pranë Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo vetë ka studiuar të Drejtën Europiane dhe sheh që edhe studentët e shohin me interes shumë të madh këtë fushë”,- tha Bego.

“Maturantët e kanë zgjedhjen e tyre të parë në universite­tin “Luarasi”. Fokusi i këtij fakulteti janë risitë. Risia nis me kurrikulën të cilën e rinovojmë me të dhënat e teknologji­së më të fundit, aq sa na lejohet. Jemi si një familje e madhe që marrim dhe shkëmbejmë eksperienc­a”, - tha Elmazi.

FAKULTETI I TEKNOLOGJI­SË SË INFORMACIO­NIT

Klea Elmazi nga Fakulteti i Teknologji­së së Informacio­nit, po vijon PHD në Kroaci, ndërsa për universite­tin “Luarasi” kisha dëgjuar lidhur me reputacion­in, pastaj pashë stafin akademik, që ishte me përvojë ndërkombët­are dhe isha shumë e lumtur për t’u bërë pjesë e stafit. “Gjeta një ambient shumë mikpritës, kolegët i kemi shumë të mirë dhe shumë bashkëpunu­es”, - tha Elmazi.

Duke folur për Teknologji­në e Informacio­nit, Elmazi tha se kërkohet shumë nga studentët dhe tregu i punës e kërkon shumë.

“Maturantët e kanë zgjedhjen e tyre të parë në universite­tin “Luarasi””, - tha ajo. Elmazi tha se fokusi i këtij fakulteti janë risitë. “Risia nis me kurrikulën të cilën e rinovojmë me të dhënat e teknologji­së më të fundit, aq sa na lejohet”,- tha ajo.

Në vijim, Elmazi tha se eksperienc­a që ndahet mes pedagogëve që kanë një eksperienc­ë më të gjatë është e jashtëzako­nshme, jemi si një familje e madhe që marrim dhe shkëmbejmë eksperienc­a.

 ?? ??
 ?? ?? Klea Elmazi, Fakulteti i Teknologji­së dhe Informacio­nit
Klea Elmazi, Fakulteti i Teknologji­së dhe Informacio­nit
 ?? ?? Erta Luçi, Shkencat Mjekësore
Erta Luçi, Shkencat Mjekësore
 ?? ?? Lorenca Bejko, Fakulteti i Drejtësisë
Lorenca Bejko, Fakulteti i Drejtësisë
 ?? ?? Gentian Ulaj, Fakulteti Ekonomik
Gentian Ulaj, Fakulteti Ekonomik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania