Panorama (Albania)

Vendimi, qeveria miraton indeksimin e pensioneve në masën 13.5 %. Përllogari­tja

Baza e vlerësuar, s’mund të jetë më e lartë se trefishi i pagës minimale Ky rivlerësim do të përdoret për llogaritje­n e shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohen nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim

- VOLTIZA DURO

Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimi­n e koeficient­it të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritje­n e pensioneve.

Ky rivlerësim do të përdoret për llogaritje­n e shumës fillestare mujore të pensioneve që caktohen prej datës 1 korrik 2024 e në vazhdim. Qeveria vendosi miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5% të llogaritur sipas kritereve të përcaktuar­a në nenin 59, të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksi aplikohet për rivlerësim­in e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontribute­ve të derdhura dhe rivlerësim­eve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensioneve, që është caktuar me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001; Paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar aplikohet për rivlerësim­in e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontribute­ve të derdhura dhe rivlerësim­eve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim. Referuar vendimit të 2022, Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invalidite­tit dhe pensionet familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 10 221 ( dhjetë mijë e dyqind e njëzet e një) lekë në muaj, por jo më shumë se 14 926 ( katërmbëdh­jetë mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë) lekë në muaj.

VENDIMI I PLOTË

Vendimi për përcaktimi­n e koeficient­it të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritje­n e pensioneve. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuar­a në nenin 59, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësim­in e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontribute­ve të derdhura dhe rivlerësim­eve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Indekset akumulativ­e të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994- 2022, referuar kontribute­ve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesione­ve, e përcaktuar me vendimin nr. 561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimi­n e pagave referuese për llogaritje­n e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi. “Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohe­n brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2024",- thuhet në vendim.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania