Panorama (Albania)

Hyn në fuqi rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit Shtesa e pagës varion nga 12 mijë deri 14 mijë lekë

-

Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi rritja e pagës për mjekët e sistemit shëndetëso­r parësor dhe arsimtarët e sistemit parauniver­sitar. Shtesa e pagës për të dyja kategoritë varion nga 12 mijë lekë deri në 14 mijë lekë në varësi të vjetërsisë së punës. Konkretish­t pas rritjes e reflektuar me pagat e muajit qershor, rroga neto e një mjeku të familjes pranë Qendrave Shëndetëso­re në Tiranë nga 88,000 lekë që ishte me rritjen prej 12,000 lekë arriti në 100000 lekë. Ndërsa paga neto për një mësues të shkollës së mesme në Tiranë nga 63 mijë lekë në muaj pas shtesës arriti në 768 mijë lekë në muaj. Rritja e pagës është në vlerën e 138 mijë lekë. Qeveria kishte parashikua­r që deri në fund të 2024, paga mesatare në administra­të do shkojë 900 euro, teksa për mjekët, infermierë­t dhe mësuesit rritja do të shkojë deri 28000 lekë në muaj. Në vendimin “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025– 2027” i botuar më herët në Fletoren Zyrtare përcaktohe­j se deri në fund të vitit paga bruto e mësuesve do të arrijë 104 mijë lekë. Në vijim të rritjes së pagave të miratuara gjatë vitit 2023, në vitin 2024, parashikoh­ej një rritje e konsiderue­shme e pagës së punonjësve në sektorët e arsimit. Për punonjësit e arsimit parauniver­sitarë do të kenë një rritje page në masën 31.3%, rritje e cila do të përcjellë një rritje kumulative për këta mësues në masën 38% ose në vlerë është në masën 28900 lekë/ muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/ muaj në 104800 lekë/ muaj. Në vitin 2024, në fokus të reformës do të jenë pagat për mjekët e familjes dhe infermierë­t. Në vitin 2023, mjeku i përgjithsh­ëm mori një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 6000 lekë/ muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20000 lekë/ muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të mjekut të përgjithsh­ëm është 25% dhe shkon deri në 131.000 lekë/ muaj. Infermierë­t dhe punonjësit e tjerë shëndetëso­rë për vitin 2023 morën një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 3600 lekë/ muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15000 lekë/ muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të infermieri­t është 27% dhe shkon deri në 87000 lekë/ muaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania