Panorama (Albania)

Detyruan të miturin të bëjë video për rrjetet sociale me fjalor banal

-

Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjyshen Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku, pasi detyronin të miturin 10- vjeçar që të shfaqej në rrjetet sociale duke përdorur fjalor banal. Nga hetimet e kryera nga ana e Prokuroris­ë është provuar se nënë e bir kanë keqtrajtua­r të miturin 10- vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke përdorur fjalor banal. Në deklarimet e tij i mituri është shprehur se “babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale, edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ia dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes”. “Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologji­ke të vazhdueshm­e, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri”, - thotë Prokuroria. Ndaj Natasha Rombulës dhe djalit e saj Armando Kumaraku rëndon akuza e keqtrajtim­it të të miturit e kryer në bashkëpuni­m. Shtetasi A. K. ka deklaruar se shpeshherë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologji­ke kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale, edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ia dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania