Panorama (Albania)

Zhduket Kushtrim Selimi, shefi i AMP shantazhon­te drejtues policie

Kërkohet për ndërtim në tokën e zaptuar, por nuk gjendet në shtëpi Dyshohet se ka shkuar në Britani, ish- kreu i AMP Durrës ishte lënë i lirë nga gjykata. Kaloi në Kosovë dhe iku me linjë ajrore

- TIRANE

Zbulimi i ndërtimit të një vile në tokë të zaptuar ka vënë në lëvizje autoritete­t kërkuese dhe hetuese.

Për pasojë është mësuar se vila ishte në pronësi të një emri të njohur në Durrës e jo vetëm. Bëhej fjalë për Kushtrim Selimin, i shpallur në kërkim për shantazhim ndaj punonjësve dhe drejtuesve të policisë, ai u vetëdorëzu­a dhe me pas u la të hetohej në gjendje të lirë. Po kur Policia kërkoi që ta vinte sërish në pranga, pasi ekziston një urdhërarre­st me burg për të, ai nuk u gjend në banesë e Policia dha alarmin se Kushtrim Selimi, ish- drejtuesi i AMP Durrës ishte zhdukur. Policia kërkoi në Tims për ta gjurmuar Selimin, por ai nuk rezultoi të kishte dalë me anë të sistemit, atëherë dyshimet ranë mbi mundësinë e ikjes nga Kosova, ku është përdorur aeroporti i Prishtinës për lëvizjen drejt destinacio­nit të preferuar, ku mendohet të ketë shkuar në Britaninë e Madhe.

URDHËRARRE­STET

I vënë në qendër të vëmendjes së mediave pak muaj më parë për portalin e tij denigrues dhe shantazhue­s ndaj drejtuesve kryesorë të Policisë së Shteti, ish- shefi i Sektorit në Agjencinë e Mbikëqyrje­s Policore në Durrës, Kushtrim Selimi, është shpallur sërish në kërkim, kësaj here për zaptimin e një trualli. Bashkë me Selimin në “arrest në burg”, Gjykata e Durrësit firmosi edhe 6 vendime të tjera, më konkretish­t “Arrest në burg” për Metin Voglin, “pezullim nga detyra” për 4 efektivë policie, Edmond Plaku, Skënder Sakaj, Kastriot Karafili dhe Ardian Jonuzi. Ndërkohë, për ishsekreta­ren e Kushtrim Selimit, Regjina Omeri, po ashtu e përfshirë në skandalin e portalit shantazhue­s u caktua masë “Detyrim paraqitje” për moskallëzi­m krimi. Por, jo të gjitha masat u ekzekutuan nga AMP. Kushtrim Selimi nuk është gjetur në banesë. Burime bëjnë me dije se ka mundur të arratiset përmes Kosovës dhe nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar në drejtim të Britanisë së Madhe, duke u shpëtuar prangave edhe pse ishte në masë “detyrim paraqitje” për portalin që prodhonte lajme denigruese. I paarrestua­r është edhe Metin Vogli. Gjatë kohës që verifikohe­j veprimtari­a e tij denigruese në portal, hetuesit arritën të gjejnë një tjetër veprimtari kriminale të tij. Kushtrim Selimi rezulton se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e shefit të sektorit pranë AMP Durrës, duke shfrytëzua­r atributet që i jepte pozicioni, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit. Në këtë pronë, Selimi ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligj­shme një vilë. Ai është në akuzë për 3 vepra penale, nga shpërdorim­i i detyrës në bashkëpuni­m, te ndërtimi pa leje e deri te vjedhja e energjisë elektrike, vepra penale të kryera në bashkëpuni­m me Metin Voglin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania