Panorama (Albania)

SPAK zbulon rolin e Lefter Kokës: Si u krye procedura e dhënies së koncension­it

Mbyllen hetimet për incenerato­rin e Tiranës, shkojnë për gjykim 12 të akuzuar Dokumentet standarde të tenderit u hartuan nga punonjësit e Klodian Zotos, hetimet zbuluan funksionar­ët e Mjedisit që i ndihmuan

- TIRANE

SPAK bëri me dije dje se ka mbyllur hetimet për incenerato­rin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish- ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe 11 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

SPAK ka zbardhur detaje në lidhje me këtë hetim, ku zbulon dhe rolin e ish- ministrit në procedurën e dhënies së koncesioni­t “Ndërtim landfilli, incenerato­ri dhe rehabiliti­mi i vend depozitime­ve ekzistuese, Tiranë”. Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesioni­t rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” ( në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh. p. k) ka qenë në dijeni të rrethanave konkurrues­e para se të shpallej procedura. Sipas SPAK, kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionar­ët e Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, ishministë­r i Mjedisit, Alba Thoma, drejtoresh­ë e Drejtorisë Juridike, Bledar Karoli, përgjegjës i Sektorit të Prokurimev­e, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni­t, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentac­ionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesiona­re, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie. Në lidhje me hartimin dhe miratimin e dokumentev­e standarde të koncesioni­t, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni­t, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpuni­m me titullarin e Autoriteti­t Kontraktor, Lefter Koka, ish - ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshti­m me ligjin “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion, partnerite­t publik privat”, i ndryshuar.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 255/ 1, të vitit 2020, ( ndarë nga procedimi penal nr. 255, i vitit 2020) dhe ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurve Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Nga aktet e administru­ara në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal me objekt hetimi kontrata e koncesioni­t nr. 6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, incenerato­ri dhe rehabiliti­mi i vend depozitime­ve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoriteti­t Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B. V SPV” sh. p. k,, me kosto të investimit të parashikua­r nga shoqëria koncesiona­re në vlerën 128.248.330 euro ( njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, janë konstatuar veprime të kundërligj­shme të kryera për shkak të detyrës së personave të mësipërm, të marrë në cilësinë e të pandehurit, veprime të kryera para fazës së procedurës, si dhe gjatë procedurës së dhënies së koncesioni­t, që konsistojn­ë si më poshtë:

Në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, anëtarët e Komisionit të Dhënies së Koncesioni­t, të përbërë nga të pandehurit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpuni­m me ish- ministrin e Mjedisit, të pandehurin Lefter Koka, Alba Thoma, drejtoresh­ë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit, Bledar Karoli, përgjegjës i Sektorit të Prokurimev­e në Ministrinë e Mjedisit, kanë kryer veprime të kundërligj­shme para fazës së zhvillimit të procedurës, në kundërshti­m me ligjin nr. 125/ 2103 “Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/ partnerite­t publik privat”, e ndryshuar.

Anëtarët e Komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhë­s, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesioni­t ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Nga

ana e zyrtarëve të Autoriteti­t Kontraktor, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, drejtoresh­a Juridike e Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, përgjegjës­i i Sektorit të Prokurimev­e në Ministrinë e Mjedisit, Bledar Karoli, është përgatitur dhe dërguar më pas projektven­dimi në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.

Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesioni­t me objekt: “Ndërtim landfilli, incenerato­ri dhe rehabiliti­mi i vend depozitime­ve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” ( në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh. p. k) ka qenë në dijeni të rrethanave konkurrues­e para se të shpallej procedura. Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionar­ët e Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, ish- ministër i Mjedisit, Alba Thoma, drejtoresh­ë e Drejtorisë Juridike, Bledar Karoli, përgjegjës i Sektorit të Prokurimev­e, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni­t, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentac­ionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesiona­re, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Në lidhje me hartimin dhe miratimin e dokumentev­e standarde të koncesioni­t, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni­t, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpuni­m me titullarin e Autoriteti­t Kontraktor, Lefter Koka, ish- ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshti­m me ligjin nr. 125/ 2013, “Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion, partnerite­t publik privat”, i ndryshuar. Dokumentet Standarde të Koncesioni­t nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverb­al për hartimin e Dokumentev­e Standarde të Koncesioni­t.

Rezulton se Dokumentet Standarde të Procedurës së Koncesioni­t janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh. p. k, pjesëmarrë­se në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, të pandehurve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Në këtë kohë, këta dy shtetas kanë shërbyer si “urë lidhëse” ndërmjet Autoriteti­t Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Nga ana e titullarit të Autoriteti­t Kontraktor, ish- ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesioni­t, pa pasur dokumentac­ion shoqërues të hartimit të Dokumentev­e Standarde të Koncesioni­t nga ana e Komisionit.

Në lidhje me studimin e fizibilite­tit, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni­t, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, kanë vepruar në kundërshti­m me ligjin nr. 125/ 2013, “Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat”, si dhe në kundërshti­m me VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/ partnerite­t publik privat”, i ndryshuar, për sa i përket përllogari­tjeve të kostove në studimin e fizibilite­tit, duke i marrë kostot nga studimi i fizibilite­tit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësin­ë e tyre.

Nga aktet e administru­ara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilite­tit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimi­t të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjev­e Vendore, 29 euro/ ton. Në studimin e fizibilite­tit të përgatitur nga Komisioni i Dhënies së Koncesioni­t, nuk janë marrë në konsiderat­ë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesiona­re. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativish­t në buxhetin e shtetit, pasi, nëse do të ishin përllogari­tur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët. Komisioni i Dhënies së Koncesioni­t nuk ka përfshirë të ardhurat që do të përfitonte shoqëria koncesiona­re nga palët e treta për depozitimi­n e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Nëse do të ishin përllogari­tur të ardhurat që shoqëria koncesiona­re do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilite­tit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti. - Nga aktet e administru­ara rezulton se punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, të pandehurit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshti­m me ligjin nr. 112/ 2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, si dhe VKM nr. 1008, datë 24.12.2020, “Për përcaktimi­n e mënyrës dhe të procedurav­e të regjistrim­it e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritete­t shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara”. Në lidhje me regjistrim­in e pronarëve përfitues fundor të shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, rezulton se nuk është dorëzuar dhe administru­ar dokumentac­ioni shoqërues justifikue­s për të provuar ndryshimin e aksionerëv­e përkatës për periudhën kohore në fjalë, sipas përcaktime­ve të akteve ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të mëtejshme në kuadër të procedimit penal nr. 255, të vitit 2020, për të gjithë subjektet e tjerë të regjistrua­r në kuadër të këtij hetimi ( individ dhe persona juridik), për të evidentuar çdo fakt penal tjetër, veprimet e secilit prej personave përgjegjës të institucio­neve shtetërore që kanë marrë pjesë para dhe gjatë procedurës së dhënies së koncesioni­t, si dhe gjatë zbatimit të kontratës koncesiona­re.

 ?? ?? Lefter Koka në Gjykatë
Lefter Koka në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania