Panorama (Albania)

Ish- gjyqtarja e Elbasanit shpërthen në lot: S‘ di pse jam arrestuar

GJKKO jep vendimin për 13 personat e arrestuar për krimet e Çopjeve Jepen 11 arreste me burg; Pajtime Fetahu, lihet arrest shtëpie, Gjykata “fsheh” të arrestuari­t, urdhërarre­st për motrën e një të vrari

- TIRANE

13 personat e arrestuar tri ditë më parë me urdhër të SPAK kanë dalë para Gjykatës ditën e djeshme për t’u njohur me masat e sigurimit personal.

Personi i vetëm që është parë të hyjë në derën e Gjykatës, ishte gjyqtarja e shkarkuar Pajtime Fetahu, e cila ka dalë në bisedat mes anëtarëve të bandës së vëllezërve Çopja. Por implikimi më i rëndë që mbart kjo dosje, vjen sërish nga Gjykata e Elbasanit, ku ishsekreta­rja, e cila rezulton të jetë motra e Regis Runajt, nuk ka të drejtë të largohet nga Shqipërie. Nuk dihet ende se sa është shkalla e implikimit të saj në ngjarjet që u zbuluan nga autoritete­t ndërkombët­are pas hapjes së bisedave të Sky Ecc, por vëllai i saj, u masakrua nga grupi i killerave që drejtonte Nuredin Dumani. Vrasja e Regis Runajt, mbase është një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Elbasan në dekadën e fundit. Madje ishte ai krim horror që i solli drejtësisë një prej dëshmitarë­ve më të vlefshëm që çoi në izolimin e Erion Alibejt dhe më pas edhe të goditjes së skuadrës së vrasësve që menaxhonte Dumani.

MASAT

Të arrestuari­t e operacioni­t “Plumbi i artë 2”, që zbuloi dhe aktiviteti­n e organizatë­s kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan u shoqëruan ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme për verifikim të masës së sigurisë. Seanca që nisi para orës 10: 00 zgjati për disa orë pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet. Në përfundim, Gjykata e Posaçme caktoi dhe masat e sigurimit për 13 të arrestuari­t për disa ngjarje të rënda kriminale. Mësohet se togat e zeza kanë lënë në fuqi masën “Arrest

në burg” për 11 të dyshuar, një “Arrest në shtëpi” dhe një prej tyre “Detyrim paraqitjej­e”. Mes personave që ishte caktuar masa sigurie “Arrest në shtëpi” ishte edhe ish- gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu. Seanca ndaj saj u zhvillua e veçuar nga të akuzuarit e tjerë. Ish- gjyqtarja akuzohet për ‘ Korrupsion pasiv të

gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikua­r nga neni 319/ ç i Kodit Penal”. Vetë gjyqtarja e përlotur nuk i pranoi akuzat. Për sekretaren e saj, Denada Toda, GJKKO la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë vendit.

ARRESTIMET

Të gjithë personat që

dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë u arrestuan në kuadër të operacioni­t ‘ Plumbi i artë 2" që zbuloi dhe aktiviteti­n e organizatë­s kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan. Më 29 korrik 2024 GJKKO firmosi 33 masa sigurie, nga të cilat 13 u ekzekutuan ndërsa, 2 rezultojnë të arrestuar më parë jashtë Shqipërisë. Organizata, thotë SPAK kishte arritur të rekrutonte edhe dy punonjës të Policisë së Shtetit dhe një punonjëse në Gjykatën e Elbasanit që u jepte informacio­ne sekrete. Në njoftimin e bërë publik dje SPAK bënte me dije se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, me kalimin e viteve kishin arritur të fuqizohesh­in ekonomikis­ht dhe si rrjedhojë dhe pozitat e tyre në raport me grupet e tjera në trafikun e drogës në Evropë e jo vetëm. Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda, të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatë­n kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani. Hetimet e Prokuroris­ë së Posaçme u çuan përpara falë bashkëpuni­mit me Eurojust, Europol dhe autoritete­t holandeze, belge dhe franceze. SPAK zyrtarisht ende nuk ka bërë të ditur emrat e personave, të cilëve u është firmosur urdhër- arresti, por në ditën e operacioni­t u mësua se mes personave për të cilët ishin firmosur urdhërarre­st ishte edhe ish- gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari, si dhe nëndrejtor­i i Burgut të Bradashesh­it Martin Musaj.

 ?? ?? Nga operacioni “Plumbi i Artë 2”
Nga operacioni “Plumbi i Artë 2”
 ?? ?? Pajtime Fetahu
Pajtime Fetahu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania