Panorama (Albania)

Ekstradohe­t nën masa të rrepta sigurie, një prej rivalëve të Ervis Martinajt

-

Ekstradohe­t nga Belgjika, Leonard Duka, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet. Kujtojmë që Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë, por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshj­e për ekstradimi­n e tij. Pas megaoperac­ionit policor, ‘ Metamorfoz­a 2’ ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘ klanit

Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshë­m me grupin e Ervis Martinjat. Duka është arrestuar në vitin 2019 në kuadër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksessh­ëm. Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I konsiderua­r si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, por ai u prangos në një provincë të Brukselit. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacio­neve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpuni­m me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish- policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania