Panorama (Albania)

Përfitoi 22.4 ha tokë në Vuno? Paralajmër­imi i Ramës se do bëjë padi për shpifje

“Të paudhë dhe skllevër të ballkonit ‘ non grata’”, kryeminist­ri: Lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama i konsideroi dje të neveritshm­e, akuzat e Partisë Demokratik­e se familjarët e tij kanë përfituar padrejtësi­sht toka në Vuno. Rama shprehet se akuzat janë një përpjekje për të goditur atë.

“Është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshm­e si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardh­ur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes sime dhe meje si kundërshta­r i papërkulsh­ëm i tyre!”, - deklaroi Edi Rama. Kryeminist­ri paralajmër­on një tjetër padi në gjykatë për akuzat. “Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propagandu­ar nga skllevërit e ballkonit ‘ non grata’ do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskre­ditim e vetëturpër­im shembullor në sytë e shqiptarëv­e paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista”, - tha Edi Rama. Kreu i qeverisë nënvizon se familjarët e tij nuk i kanë përfituar ende tokat e trashëguar­a nga stërgjyshi. “Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimt­arëve të pronave të stërgjyshi­t tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimt­arë të tjerë të kësaj zone ku sapo isha së bashku me kryebashki­akun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon, nuk i ka marrë ende certifikat­at e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshta­rët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësue­sish të popullit, që tjetër thonë për

“Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propagandu­ar nga skllevërit e ballkonit ‘ non grata’ do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskre­ditim e vetëturpër­im shembullor në sytë e shqiptarëv­e paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista”.

njerëzit e tjetër bëj për vete”, - u shpreh kreu i qeverisë. Z. Rama shprehet i bindur se qytetarët do të binden dhe do të shohin dallimin mes tij dhe atyre që e akuzojnë.

SHIFRAT

Kryeminist­ri Edi Rama doli dje me një videomesaz­h nga Dhërmiu ku edhe po kalon pushimet verore, për të publikuar shifrat e hyrjeve në Shqipëri dhe për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve që thonë se nuk në vendin tonë nuk ka turistë. Kreu i qeverisë shprehet se nga aeroporti i Rinasit kanë hyrë pothuajse 1 milion e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje, sipas tij, këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë pasagjerë. Sa u takon aludimeve se vendin e kanë braktisur edhe shqiptarët e Kosovës,

Rama përsëri nxori shifrat, duke thënë se kjo është një teori dashakeqës­e. “Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri nga aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe nga hyrjet në Morinë. Nga aeroporti kanë hyrë pothuajse 1 milion e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje, këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendë­se dhe i paimagjinu­eshëm deri para ca vitesh. Për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime që nuk pushojnë u zbraz Shqipëria edhe nga shqiptarët edhe nga turistët”, - deklaroi Edi Rama. Sipas tij, aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikim­it evropian për rritjen relative me vitet paraardhës­e. “Tirana e ka spastruar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili ka qenë i pari në rajon. Edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradë­s ku mund të lexohet çdo hyrje, tregojnë se gjatë këtij viti kanë hyrë 175 mijë makina më shumë se vjet, ndërsa në korrik, 3 mijë më shumë se vjet. Pra, edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur në këtë sezon se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë është një zero më xhufka”, - tha Rama. Kryeminist­ri i konsideroi të gjithë kritikët që mendojnë se në Shqipëri nuk ka turistë si një sy i keq. “Tamam si ato hudhrat që e mbrojnë vendin nga syri i keq”, - u shpreh Rama, i cili theksoi se po mbajnë shënime nga ky sezon, për të nxjerrë mësime.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania