Panorama (Albania)

Goditet rrjeti i trafikut nga Ekuadori, “koka” e grupit Dritan Gjika

-

Prokuroria e Ekuadorit zyrtarizoi akuzën për krim të organizuar ndaj trafikanti­t shqiptar të drogës Dritan Gjika, i identifiku­ar si bosi i mafies shqiptare në territorin ekuadorian. Po ashtu edhe kundër trembëdhje­të personave të tjerë pjesë e organizatë­s në vend. Hetimet e Prokuroris­ë zbuluan një rrjet të rëndësishë­m trafiku droge në Evropë përmes porteve të Ekuadorit. Kjo organizatë ishte e ngarkuar për dërgimin e tonëve kokainë të prodhuar në Valle del Cauca, në jugperëndi­m të Kolumbisë, dhe e kamufluar në kontejnerë me eksporte frutash nga Ekuadori, kryesisht banane. Sipas këtij modaliteti, organizata kriminale do të ishte përgjegjës­e për të paktën njëmbëdhje­të dërgesa kokaine nga porti i Guayaquil, më i madhi në Ekuador, drejt vendeve evropiane si Belgjika, Holanda dhe Spanja, shkruajnë mediat e huaja. Me Dritan Gjikën, jo pak i rëndësishë­m është dhe Mario S. Gjatë gjithë rrjedhës së kësaj seance,

Prokuroria ka paraqitur njëqind elemente dënimi ndaj të akuzuarve. Rasti Pampa është produkt i një bashkëpuni­mi midis autoritete­ve ekuadorian­e dhe spanjolle që çoi në një operacion të përbashkët të kryer në fillim të shkurtit, ku 30 persona, 18 në Ekuador dhe 12 në Spanjë, ekuadorian­e, spanjolle, argjentina­se, kolumbiane, shqip dhe kinez.

Mes të arrestuarv­e nuk ishte Dritan Gjika. Sipas Policisë së Ekuadorit, Gjika është i lidhur me biznesmeni­n ekuadorian Rubén Chérres, i cili u vra vitin e kaluar pas zbulimit të një hetimi policor që hetonte lidhjet e tij me këtë trafikant të dyshuar droge.

Chérres ishte, gjithashtu, i përfshirë në çështjen Encuentro ose Gran Padrino, komploti i korrupsion­it në kompanitë publike, drejtuesi i dukshëm i të cilave ishte miku i tij Danilo Carrera, kunati i Guillermo Lasso, i cili ishte president i Ekuadorit, 2021- 2023.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania