Panorama (Albania)

Zbardhet udhëzimi, kriteret për kualifikim­in e mësuesve

Ministria e Arsimit: Do t’i nënshtrohe­n procesit arsimtarët me vjetërsi pune nga 3 deri 20 vite për vitin e ri akademik

- VOLTIZA DURO

Punonjësit e arsimit universita­r që plotësojnë kriterin e vjetërisë në punë nga 3 deri në 20 vite si mësues, do t’i nënshtrohe­n procesit të kualifikim­it për vitin akademik 2024- 2025.

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare “Për kriteret dhe procedurat e kualifikim­it të punonjësve arsimorë” se procesit të kualifikim­it të vitit shkollor 2024– 2025 dhe procedurav­e të kualifikim­it u nënshtrohe­n detyrimish­t të gjithë mësuesit, të cilët, deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, plotësojnë kushtet për vjetërsinë e punës në arsim. Sipas udhëzimit kandidatët për kualifikim janë punonjësit e institucio­neve arsimore parauniver­sitare publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diploma të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlers­hme me to, të ngjashme ose të përafërta me fushën përkatëse të mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar, si dhe kandidatët që japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimi fizik. Plotësimi i vjetërsisë së punës përcaktohe­t në tre shkallë të kualifikim­it. Për shkallën e kualifikim­it kanë të drejtë që të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në

mbyllje të dhjetorit të vitit 2023, zotërojnë 3 deri 5 vite pune në arsim. Kjo kategori mësuesish kualifikoh­et për kategorinë e tretë që është “Mësues i Kualifikua­r”. Mësuesit me vjetërsi pune 8 deri 10 vjet, do të testohen për kategorinë e dytë, që është “Mësues i Specialist”. Ndërsa mësuesit me vjetërsi 15 deri 20 vite do të kualifikoh­en për kategorinë e parë, që është “Mësues Mjeshtër”.

PROCESI I KUALIFIKIM­IT

Procesi i kualifikim­it të punonjësve arsimorë në sistemin arsimor parauniver­sitar për kandidatët e kategorisë “Mësues i kualifikua­r” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesiona­l të mësuesve, vlerësimit që realizohet nëpërmjet orës mësimore të hapur dhe vlerësimit me test të informatiz­uar, sipas lëndëve/ profileve dhe

niveleve përkatëse. Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues i kualifikua­r” është 30 pikë të dosjes, 30 pikë të orës së hapur mësimore dhe 40 pikë të testit të informatiz­uar. Procesi i kualifikim­it të punonjësve arsimorë në sistemin arsimor parauniver­sitar për kandidatët e kategorisë “Mësues specialist” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesiona­l të mësuesve, vlerësimit që realizohet nëpërmjet orës mësimore të hapur dhe vlerësimit që realizohet nëpërmjet projektit kurrikular në lëndën/ profilin dhe nivelin përkatës. Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues specialist” është 30 pikë të dosjes, 30 pikë të orës së hapur mësimore dhe 40 pikë të projektit kurrikular. Kualifikim­i për kandidatët “Mësues mjeshtër” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesiona­l të mësuesve dhe vlerësimit që realizohet nëpërmjet projektit kurrikular në lëndën/ profilin dhe nivelin përkatës. Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues mjeshtër” është 30 pikë të dosjes dhe 70 pikë të projektit kurrikular. Kandidati, që është vlerësuar “Dobët” në procesin e kualifikim­it për çdo kategori, hyn në procesin e sesionit pasardhës. Ndërsa kandidati që fiton kategorinë e kualifikim­it, pajiset nga ASCAP- i me certifikat­ë në të cilën tregohet kategoria, lënda/ profili, cikli, si edhe vlerësimi me shkronjë i shoqëruar me përshkrim. Vlerësimet e kualifikim­it iu sigurojnë arsimtarëv­e shtesë page nga 5% për kategorinë e mësuesit specialist deri në 20% për mësues mjeshtër, që është edhe shkalla më e lartë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania