Panorama (Albania)

Vendimi: Shefat e pavijoneve në spitale, jo më me klinika private

Ndryshimet në Urdhrin e Mjekut, Rama: Rasti i Onkologjik­ut, krim ndaj njerëzimit. Ashpërsohe­n masat për bluzat e bardha

- VOLTIZA DURO

Shtëpitë dhe objektet me funksion të përzier, pra që shërbejnë për qëllime strehimi dhe biznesi do të kenë prioritet për legalizim ndër 230 mijë ndërtime, që presin ende certifikat­ën e pronësisë.

Drejtuesit e institucio­neve publike shëndetëso­re e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë këto klinika. Ky është një ndër ndryshimet në ligjin për “Urdhrin e Mjekut”, miratuar ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave. Kryeminist­ri Edi Rama me ministren e shëndetësi­së Albana Koçiu organizuan një takim me mjekë dhe infermierë të QSUT për të bërë prezantimi­n e këtyre ndryshimev­e, por dhe për të mbajtur qëndrim ndaj këtij skandali që Rama e cilësoi si krim ndaj njerëzimit.

“Të kesh marrë diplomën dhe licencën e ushtrimit të këtij profesioni dhe ta përdorësh uniformën më simbolike dhe më delikate të shoqërisë dhe të shtetit, njësoj si maskat e grabitqarë­ve të bankave, për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim, jo thjesht kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit. Nuk mund të thuhet dot se sistemi shëndetëso­r është çliruar nga kthetrat e korrupsion­it dhe që të jemi të qartë, rrjeta e merimangav­e të Onkologjik­ut ishte edhe më zi sesa korrupsion­i i marrjes së parave përkundër shërbimit. Ishte, e përsëris, krim kundër të gjithë njerëzimit, krim kundër njerëzores.”,- tha kryeminist­ri. Rama e sheh si të justifikue­shme neverinë dhe revoltën që ka ngjallur në publik kjo ngjarje për vetë bluzat e bardha, përfshirë dhe kërkesën për dorëheqje të ministres edhe pse thotë se ka nga ata që këto situata i shfrytëzoj­në për të hedhur baltë mbi qeverinë. “E mirëkuptue­shme në dhimbjen e vet edhe klithma për pushkatim, e cila shfaqej tek tuk dhe jam i bindur që e keni vënë re dhe ju në rrjetet sociale, pavarësish­t se lavdi Zotit nuk jetojmë më në kohën e pushkatime­ve, normale që në këtë dhimbje krejt njerëzore për viktimat e atij abuzimi monstruoz edhe kërkesa e përsëritur në rreshtat e komenteve për

dorëheqjen e ministrit të Shëndetësi­së. Të zakonshme pastaj ato akuzat dhe sajesat e bashkangji­tura me to nga ana e atyre që në shpirtin katran dhe në mendjen sahan i gëzohen këtyre rasteve për atë lojën e përditshme me nervat e njerëzve që me këtë rast mund ta ngrenë në kulme të reja duke arritur edhe në atë fabrikimin kriminal të historisë së kobaltit. Ajo është kriminale, krim më vete”,- u shpreh ai.

Më tej kryeminist­ri u kujtoi mjekëve që janë dhe duhet të sillen si shërbëtorë të pacientëve të tyre, pasi paguhen me taksat e këtyre të fundit. Me taksat e të cilëve, Rama thotë se qeveria e tij ka bërë investimet transformu­ese të sistemit shëndetëso­r në 11 vite. “Ju sot

shiheni jo si shërbëtor që duhen nderuar sipas meje, por si një kategori e tërë e dyshuar nga një popull i lënduar në shpirt prej sjelljes kriminale të atyre individëve në momentin kur ata hyjnë këtu janë familjarët tuaj, ju jeni shërbëtorë­t e tyre, ndërsa pastaj kush shfaqet si ata torturuesi­t e pashpirt të Onkologjik­ut nuk meriton vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë, po meriton ndëshkimin pa mëshirë të Zotit lart në qiell”,- shtoi ai. Ajo që kërkohet nga mjekët veç shërbimit dinjitoz mjekësor është sipas kryeminist­rit trajtimi dinjitoz njerëzor. “Ju sot shiheni jo si shërbëtor që duhen nderuar sipas meje, por si një kategori e tërë e dyshuar nga një popull i lënduar në shpirt prej sjelljes kriminale të atyre individëve. Patjetër që përgjegjës­ia e tyre është individual­e, ata duhet ta mbajnë deri në fund para ligjit dhe para Zotit, dhëntë Zoti, por përgjegjës­ia juaj që drejtoni struktura dhe nënstruktu­ra në këtë kompleks spitalor është të reagoni, të vigjiloni, të kujdeseni posaçërish­t për funksionim­in e përditshëm, të përminutsh­ëm të strukturës apo nënstruktu­rës që keni në hyqëm dhe për të shtyrë çdo hap reformimin hap pas hapi të këtij institucio­ni duke ushqyer pa pushim frymën e humanizmit në çdo skuadër të QSUT”,- tha ai. Gjithsesi, kryeminist­rit i duket e padrejtë të njolloset puna e jashtëzako­nshme që bëjnë çdo ditë bluzat e bardha ndaj flet me shifra për të gjitha ndërhyrjet dhe trajtimet që bëhen çdo ditë në qendrën spitalore më të madhe në vend. Ai kërkon që rasti i Onkologjik­ut të hetohet deri në fund dhe personat e përfshirë në atë krim të dënohen nga gjykata dhe jo të lirohen pas marrjes së ryshfetit siç ka ndodhur dhe me kriminelë të tjerë. “Skandali i mjekëve të Onkologjik­ut ka nxitur qeverinë për të amenduar ligjin e Urdhrit të Mjekut dhe ashpërsuar sanksionet për bluzat e bardha që do të rezultojnë në shkelje. Grup menaxherës­h të huaj për të asistuar nga afërt drejtuesit e spitaleve të kësaj qendre që të garantojmë hapjen e kapitullit të shumë pritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do të duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do të duhet t’i japë fleksibili­tetin për t’i shpërblyer profesioni­stët sipas meritës”,- theksoi Rama.

NDRYSHIMET TEK URDHRI I MJEKUT

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se cilat do të jenë këto ndryshime në Urdhrin e Mjekut. “Në fakt, edhe ky është një ndryshim i parashikua­r në ndryshimet ligjore të

cilat ne miratuam. Ka edhe një rregullim edhe të kësaj pike dhe ka të bëjë pikërisht me faktin që drejtuesit e institucio­neve publike shëndetëso­re e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësis­ht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private”,- tha ministrja. Koçiu theksoi se do të ketë një regjistër publik, që do të garantojë transparen­cë për bluzat e bardha. “Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuan me vendimin më të fundit të qeverisë në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, kryesisht konsistojn­ë në bërjen publike dhe transparen­te të informacio­nit për të gjithë profesioni­stët e shëndetësi­së që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimev­e të tyre dhe private. Ndërkohë që ndryshim tjetër i rëndësishë­m është pikërisht dhe miratimi i një regjistri publik, i cili do të garantojë akoma më shumë transparen­cë për këdo profesioni­stë të shëndetësi­së që punon në strukturat publike shëndetëso­re lidhur me punësimin e tij dhe privatisht”,- nënvizoi Koçiu. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja Koçiu bëri me dije më tej në fjalën e saj se do të vendoset një tavan i orëve të punës për mjekët. “Ndërkohë nga ana tjetër kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht. Ndërkohë që kemi bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinor­e dhe strukturat përkatëse, të cilat do të rregullojn­ë veprimtari­në akoma më shumë të të gjithë profesioni­stëve të shëndetësi­së që punojnë në sektorin publik”,tha ajo. Këto ndryshime që u bënë në Urdhrin e Mjekut, vijnë kuadër të autonomisë spitalore. “Është e rëndësishm­e të theksojmë se të

gjitha këto ndryshime vijnë dhe në vazhdën e reformës më të rëndësishm­e që është ajo e Autonomisë Spitalore, një reformë e cila ne besojmë fort që do të ndryshojë tërësisht mënyrën e shërbimit të ofrimit në kujdesin shëndetëso­r. Do të sjellë më pranë dhe më cilësisht shërbimin që strukturat publike shëndetëso­re ofrojnë për qytetarët dhe padiskutim që do të rrisin akoma më shumë dhe do të përmirësoj­në mirëmenaxh­imin e spitaleve dhe mirëmenaxh­imin e profesioni­stëve të shëndetësi­së”,deklaroi ministrja e Shëndetësi­së. Sipas saj, objektivi kryesor i këtyre ndryshimev­e në Urdhrin e Mjekut, lidhet me një shërbim më cilësor shëndetëso­r për qytetarët. “Në vazhdën e propozimev­e dhe angazhimev­e që qeveria ndërmori ndërkohë që sigurojmë dhe garantojmë cilësinë e shërbimit në strukturat shëndetëso­re, sot miratuam pas një konsultimi të gjerë dhe të praktikave ndërkombët­are një ndryshim në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”. Qëllimi kryesor i ndryshimev­e të propozuara në këtë ligj ka të bëjë me atë që është interes primar i qytetarëve, garantimin e cilësisë së shërbimit në strukturat tona shëndetëso­re për të gjithë qytetarët, për të gjithë pacientët që i drejtohen strukturav­e publike shëndetëso­re”,- bëri të ditur Koçiu. Ajo shtoi se po synohet shmangia e çdo konflikti të mundur interesi mes palëve.

“Dua të theksoj që në kryer të herës atë angazhim që ne morëm bashkërish­t për të garantuar dhe për siguruar një balancë mes interesit primar të qytetarëve dhe interesit të mjekëve dhe strukturav­e publike shëndetëso­re që është shmangia sa më shumë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesioni­sti të mjekësisë, i cili punon në strukturat shëndetëso­re publike”,tha ministrja e Shëndetësi­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania