Panorama (Albania)

Si ndryshojnë oraret e punës për administra­tën

Heqja e kufizimit ligjor për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarik­e Zbardhet vendimi, orare fleksibël për punonjësit, pozicioni të mos lihet bosh nga punonjësit në fashën orare 09: 30- 15: 30!

- VALENTINA MADANI Qeveria lehtëson angazhimin ditor në punë të atyre që janë pjesë e administra­tës publike, sidomos në përcaktimi­n e orarit.

Ministrja e shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin, Adea Pirdeni, prezantoi dje ndryshimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sipas të cilës fleksibili­teti i orareve në punë do të shtojë nivelin e performanc­ës së këtyre punonjësve. Në bazë të ndryshimev­e, punonjësit kanë detyrimin që të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten dhe 6 orë pune ditën e premte. Punonjësit do kenë fleksibili­tet në orare, por kanë të detyrueshm­e që gjatë fashës orare 09: 30- 15: 30 pozicioni i tyre mos të jetë bosh. Pra, e gjithë administra­ta do duhet të jetë në punë me patjetër në këtë fashë orari. Sa u takon 2 orëve të tjera punonjësit do kenë fleksibili­tet, pasi mund të zgjedhin që të shkojnë në punë më herët ose pak më vonë. Psh: një punonjës mund ta nisë punën në administra­të që në orën 07: 00 dhe të plotësojë orarin e tij prej 8 orë e 30 minuta. Pra, sipas llogarive i bie që të largohet nga puna në orën 15: 30. Ndërkohë, një punonjës tjetër mund të zgjedhë që të shkojë në punë pak më vonë. Psh: Nëse e nis punën në orën 09: 30 dhe të plotësojë orarin dhe sipas llogarive i bie që të largohet nga puna në orën 17: 30. Pra, në të dyja rastet, edhe kur një punonjës zgjedh që të nisë punën më herët në 07: 00 apo një tjetër të nisë punën në 09: 00, të dy i plotësojnë 8- orarëshin në punë dhe ndodhen në ambientet e zyrave sipas fashës të përcaktuar nga VKM, nga ora 09: 30- 15: 30, por kanë më shumë fleksibili­tet. “Kjo është një iniciativë që e kemi në kuadër të rienergjiz­imit të administra­tës publike. Kemi injektuar elementë të fleksibili­teteit në punë, mbi të gjitha për të garantuar që

“Kohëzgjatj­a ditore e punës mbetet e njëjtë, nga e hëna në të enjte, 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit e administra­tës publike mund të zgjedhin që ta nisin ditën e tyre të punës më herët dhe përfundojn­ë më herët ose ta nisin më vonë dh eta përfundojn­ë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezentë në zyrat e tyre, në një fashë orari nga ora 9: 30 deri në 15: 30, nga e hëna në të enjten. Dhe nga ora 9: 30 deri nga ora 1: 00 ditën e premte”.

administra­ta publike të jetë një punëdhënës më tërheqës. Në kuadër të kësaj, për herë të parë parashikoh­et koncepti i orëve fleksibël të punës, me qëllim optimizmin e procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore, por edhe për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private”, - tha ajo. Në bazë të këtij vendimi parashikoh­et shprehimis­ht që ndërkohë kohëzgjatj­a e ditore mbetet e plotë, nga e hënë në të enjte, 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administra­tës publike mund të zgjedhin të nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojn­ë më herët, ose ta nisin më vonë dhe të përfundojn­ë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit të jenë prezentë në zyrë, nga një fashë orare 9: 30 deri 15: 30, nga e hëna në të enjte dhe 9: 30 deri 13: 00 ditën e premte. “Kjo vjen në përgjigje të një sërë kërkesash që kemi marrë nga punonjësit e administra­tës për të garantuar më shumë fleksibili­tet për t’iu garantuar atyre që duan të shoqërojnë fëmijët në kopshte çerdhe për të garantuar mjedis pune më miqësor”, - tha ministrja. Adea Pirdeni deklaroi se me ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e administra­tës nuk mund të merrnin leje vjetore në më pak se një javë kalendarik­e, është përcaktuar shprehimis­ht që kohëzgjatj­a vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë ekstra pushim për të gjithë punonjësit. “Po ashtu, në ndryshimet e Kodit të Punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e administra­tës nuk mund të merrnin leje vjetore në më pak se një javë kalendarik­e, është përcaktuar shprehimis­ht që kohëzgjatj­a vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë ekstra pushim për të gjithë punonjësit”, - tha Pirdeni. Një iniciative tjetër e miratuar ishte heqja e kufizimit ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarik­e. “Është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administra­tës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatj­e më pak se sa një javë kalendarik­e. Është përcaktuar shprehimis­ht që kohëzgjatj­a vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë gjithashtu edhe dy ditë ekstra pushim për të gjithë punonjësit”, - deklaroi ministrja Pirdeni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania