Panorama (Albania)

Modriç madrilen deri në 2025- ën, ja rekordet që e presin kroatin

-

Mund të bëhet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit të bardhë

Luka Modriç ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës së tij me Realin edhe për një sezon. Që do të thotë se ai do të luajë në moshën 39- vjeçare për kampionët e Spanjës dhe të Europës në fuqi. Klubi i bardhë ka zyrtarizua­r vazhdimësi­në e kroatit dhe në këtë mënyrë shmang lamtumirën e dhimbshme të dyfishtë të dy lojtarëve që kanë mbretëruar në mesfushën e Realit në dekadën e fundit, Modriç dhe Toni Kros. Kroati do të luajë në këtë mënyrë sezonin e tij të trembëdhje­të me të bardhët, pasi mbërriti në verën e vitit 2012 nën drejtimin e Murinjos. Marrëveshj­a mes vetë Luka Modriç dhe Florentino Perez u finalizua pas paraqitjes së mirë të lojtarit në pjesën e fundit të sezonit.

Rekordet – Luka Modriç ka sfiduar këdo, duke zgjedhur të luajë për Realin në moshën 39 vjeç. Dhe natyrisht me ambicie për të tjera suksese. Me “konsumimin” e rinovimit të tij me “Los blancos”, prapa skenës qëndrojnë të tjera rekorde. Kur Modriç do të luajë një ndeshje zyrtare pas 16 tetorit, ai do të jetë futbollist­i më i moshuar që ka luajtur një ndeshje si lojtar i

Realit të Madridit. Rekordi mbahet nga Pushkash, 39 vjeç e 36 ditë, kur luajti ndeshjen e fundit si madrilen në ndeshjen e parë çerekfinal­e të Kupës kundër Betisit ( 8 maj 1966). Është rekordi më i lehtë për t’u arritur për Modriç, por jo i vetmi. Me 26 trofe të fituar me Realin ai është së bashku me Naçon lojtari më i suksesshëm. Por me Naçon të larguar, kroati ka shansin të bëhet më i suksesshmi. Provimi i parë është Atalanta në Superkupën e Europës. Me Botërorin e ri të klubeve, Modriç do të kërkojë 7 trofe brenda një sezoni që do të ishte një rekord absolut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania