Panorama (Albania)

Sondazhi i fundit, 2/ 3 vlerësojnë pozitivish­t SPAK- un, 3/ 5 Gjykatën Kushtetues­e

- EDUART ZALOSHNJA

Pas mbarimit të raportimev­e të organeve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, zhvillova një sondazh të shpejtë rreth tyre, duke e dërguar linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishm­e, të shpërndara proporcion­alisht në të gjithë territorin e vendit. Pasi pyetësorin e plotësuan 1100 banorë të rritur, kampionin e ripeshova statistiki­sht, në mënyrë që ta përfaqëson­te popullsinë e rritur të këtushme sa më mirë gjeografik­isht, demografik­isht dhe politikish­t. Maksimumi imarzhit të gabimit statistiko­r rezultoi plus/ minus 3.1%.

Më poshtë vijojnë rezultatet e sondazhit:

Pyetjes “Çfarë vlerësimi keni për punën e SPAK- ut në përgjithës­i?”, 2/ 3 e të anketuarve iu përgjigjën “Pozitiv” ( 50.7%) ose “Anoj pozitiv” ( 16.1%), ndërsa 1/ 3 iu përgjigjën “Negativ” ( 18.3%) ose “Anoj negativ” ( 14.9%).

Vlerësimi për punën e SPAK- ut ndryshonte sipas simpatisë që kishin të anketuarit për katër politikanë­t kryesorë. Kështu, mbi4/ 5 e simpatizan­tëve të Ramës ishin në krahun pozitiv të vlerësimit. Gjithashtu, mbi 3/ 4 e simpatizan­tëve të Bashës dhe e josimpatiz­antëve ishin në krahun pozitiv të vlerësimit. Nga ana tjetër, pothuaj 9/ 10 e simpatizan­tëve të Berishës dhe të

Metës ishin në krahun negativ të vlerësimit ( shihni tabelën më poshtë).

Pyetjes "Çfarë vlerësimi keni për punën e Gjykatës Kushtetues­e në përgjithës­i?", 3/ 5 e të anketuarve iu përgjigjën "Pozitiv" ( 50.1%) ose "Anoj pozitiv" ( 10.2%), ndërsa 2/ 5 iu përgjigjën "Negativ" ( 21.3%) ose "Anoj negativ" ( 18.4%).

SHËNIM: Nuk kishte diferenca të ndjeshme statistiki­sht në vlerësim sipas orientimit politik të të anketuarve.

Pyetjes "Çfarë vlerësimi keni për punën e Gjykatës së Lartë në përgjithës­i?", rreth 4/ 7 e të anketuarve iu përgjigjën "Pozitiv" ( 40.6%) ose "Anoj pozitiv" ( 15.5%), ndërsa rreth 3/ 7 iu përgjigjën "Negativ" ( 24.5%) ose "Anoj negativ" ( 19.4%).

SHËNIM: Kishte një anim të lehtë majtas politikish­t në vlerësim pozitiv të të anketuarve.

Pyetjes "Çfarë vlerësimi keni për punën e prokuroriv­e të qarqeve në përgjithës­i?", pothuaj gjysma e të anketuarve iu përgjigjën "Pozitiv" ( 30.8%) ose "Anoj pozitiv" ( 18.3%), ndërsa pjesa tjetër iu përgjigjën "Negativ" ( 34.5%) ose "Anoj negativ" ( 16.4%). Çfarë vlerësimi keni për punën e prokuroriv­e të qarqeve në përgjithës­i? % Shumatore Pozitiv 30.8% 49.1%

Anoj pozitiv 18.3%

Anoj negativ 16.4% 50.9% Negativ 34.5% SHËNIM: Nuk kishte diferenca të ndjeshme statistiki­sht në vlerësim sipas orientimit politik të të anketuarve.

Pyetjes "Çfarë vlerësimi keni për punën e gjykatave të qarqeve në përgjithës­i?", vetëm 1/ 3 e të anketuarve iu përgjigjën "Pozitiv" ( 17.3%) ose "Anoj pozitiv" ( 16.1%), ndërsa 2/ 3 iu përgjigjën "Negativ" ( 51%) ose "Anoj negativ" ( 15.6%).

SHËNIM: Nuk kishte diferenca të ndjeshme statistiki­sht në vlerësim sipas orientimit politik të të anketuarve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania