Panorama (Albania)

Pushkatimi i poetëve, si u kthye "Saharaja" e Vilson Blloshmit në vepër penale

Çfarë thuhej në ekspertizë­n vrasëse për poezinë e Blloshmit Poezia e konsiderua­r si vepër penale e “agjitacion e propagandë­s për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”

- NGA BESIM NDREGJONI

Dje u mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Dy yje lirie. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindën në muajin mars dhe diktatura ia mor jetën në muajin korrik. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshta­re të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturia­lo- operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor- gjyqësor të hetuesisë e gjykatës. U pushkatuan se deshën poezinë, deshën paqen, deshën lirinë! Vilsoni 29 vjeç, Genci 36 vjeç. Perse i pushkatuat, or barbare aziatik, me emër shqiptar!?

Saharaja s'di të ëndërrojë.

Ajo bluan gurë me mend' e saj… Saharaja s'ka këngë të këndojë, Saharaja s'ka as lot të qajë. Saharaja nuk ka miq e shokë, Saharaja nuk ka bijë, as bir. Saharaja është një copë tokë, Thonë se dhe me natën s'shkon mirë

Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull "Saharaja", e konsiderua­r si vepër penale e "agjitacion e propagandë­s për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor "Ata që i bënë ekspertizë­n e poezisë sot krenohen në emisionet televizive si shkrimtarë, si politikanë, i gradon Këshilli Bashkiak i hajdutëve të Tiranës në drejtime të komisionev­e, ca moderatorë të paskrupull­ta që drejtojnë emisione televizive, i nxjerrin fytyrat e xhelatëve të djeshëm përpara shoqërisë sikur këta janë engjëj, realisht ata janë xhelatë që iu morën jetën poetëve të lirisë. Po turpi këtu tek ne nuk njeh kufi!

Ka 34 vite që Vilsoni dhe Genci na lëshojnë piskamën "Kur do t'i dënoni krimet e xhelatëve komunistë" por kjo piskamë njerëzore përballet me heshtjen e presidenti­t, të parlamenti­t, të qeverise, të opozitës!

Na fal Vilson, Genc vendin tuaj e tonin, Shqipërinë e ka përfshirë Saharaja! Ne të mbijetuari­t e diktaturës ju bëjmë homazhet me lule çdo korrik pranë dy kokave të mëdha prej bronzi që ndodhen krah për krah në një pellg me ujë të kristaltë në një platformë betoni në qytetin qendror shqiptar të Librazhdit.

Lulet përkujtojn­ë Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, të cilët u ekzekutuan nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha më shumë se katër dekada më parë për shkak të poezive që ata shkruanin, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në gjyq. Ne synojmë që vepra e tyre të jetojë përgjithmo­në, për hir të fjalës së lirë dhe shpirtit të tyre poetik". Ju dhe pse u pushkatuat Rroni në zemrën e popullit, ata që ju ekzekutuan dhe pse janë gjallë fizikisht janë të vdekur!

Genc Leka, si u ekzekutua bashkë me të kushëririn, Vilson Blloshmi në 1977

Genc Leka ishte poet. Lindi më 23 mars 1941 në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Mes viteve 1959- 1962 studioi në Shkollën Pedagogjik­e të Elbasanit. Nga viti 1962 e gjer më 1966, kur dhe u pushua nga puna, punoi si mësues në zonat e thella të Librazhdit. Në vitet 1967- 1968 kreu shërbimin ushtarak në një brigadë pune në Sopot të Librazhdit dhe në Cërrik. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, punoi në fermë dhe në ndërmarrje­n pyjore, ku bënte vetëm punë krahu. U arrestua më 31 gusht 1976 dhe pas njëmbëdhje­të muaj torturash në hetuesinë e Librazhdit, u akuzua për "sabotim dhe agjitacion e propagandë", dhe më 13 qershor 1977 u dënua me vdekje, pushkatim. U ekzekutua bashkë me të kushëririn, Vilson Blloshmin, më 17 korrik të vitit 1977, në vendin e quajtur "Përroi i Firarit". Më 1994, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën "Martir i Demokracis­ë". Një vit më vonë, emri i tij iu vu një prej shkollave 9- vjeçare të Librazhdit. Po këtë vit iu dha dekorata "Mësues i Popullit". Në vitin 2009, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u botua vepra e tij e plotë. Më 2010, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën "Nderi i Kombit.

Vilson Blloshmi, akuzat e rënda për "krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë"

Vilson Blloshmi ishte një poet i talentuar, një intelektua­l i rrallë, por me jetë të shkurtër. Vilson Blloshmi, lindi më 18 mars të vitit 1948, në Bërzeshtë te Librazhdit. Ai ishte vetëm një poet gjë që i kushtoi edhe jetën. Vilson Blloshmi bashkë me Genc Lekën u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin "faj", se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe` u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësin­ë me krijimtari­në e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë. Vilson Blloshmi, ishte mësues dhe poet i talentuar që aspiroi për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Pra, në Komitetin e Partisë merreshin vendime për pushkatimi­n e poetëve. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik, ishin përgatitur në Komitetin e Partisë dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë, për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: "Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7- të të PPSH". Akuzat ishin të rënda për "krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë". Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimor­ë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia "Saharaja", ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, "që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja". Regjimi nuk i donte njerëzit që dinin gjuhë të huaja. Megjithëse dinte gjuhë të huaja, ai shikohej me sy të keq nga Partia e Punës dhe qeveria komuniste. Në aktakuzë thuhej se: "Vilson Blloshmi e ka filluar që në bankat e shkollës, në Normalen e Elbasanit, veprimtari­në armiqësore". Ai i kishte thënë një shoku në shkollë se, "vendi nuk ka literaturë të bollshme dhe njerëzit nuk marrin dije"...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania