Panorama (Albania)

“Lulëkuqe mbi mure”, fëmijët që braktisën jetimoren dhe dolën në ilegalitet kundër pushtuesve

Ngjarja në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të vendit nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore

- TIRANE

Në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave ( DPA) u shfaq filmi i radhës kushtuar Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare.

Për mbrëmjen e së mërkurës u përzgjodh për t’u projektuar filmi “Lulëkuqe mbi mure”, i regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar në vitin 1976. Ky është realizimi i tretë kinematogr­afik që ekranizohe­t i restauruar prej Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ( AQSHF) në Kinemanë Verore të DPA- së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhu­r për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombë­tar të 80- vjetorit të Çlirimit. Dy ditë më parë ishte vetë drejtori i DPA, Ardit Bido, i cili ftoi adhuruesit e kinematogr­afisë shqiptare, të ndiqnin shfaqjen e radhës në kinemanë verore. Bido tha se këto filma u vlejnë veçanërish­t të rinjve për të cilët Lufta e Dytë

Botërore është shumë larg, 80 vjet më parë. Kjo është një formë se si DPA rrëfen një epope të rëndësishm­e të kombit shqiptar, siç është çlirimi i atdheut, me një seri filmash që do të zgjasin deri në muajin nëntor. Filmi “Lulëkuqet mbi mure” është një prodhim i Kinostudio­s “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtari­t Petraq Qafëzezi. Romani autobiogra­fik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve në Tiranë. Përpjekjet dhe ndihma që dhanë debatikasi­t dhe të rinjtë shqiptarë në udhën kundër fashistëve, të cilët pushtuan Shqipërinë më 11 korrik, 1939. Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jetimët e strehës vorfnore, të ndodhur nën urdhrat e drejtorit dhe kujdestari­t të detyrohen të pastrojnë netëve me radhë parullat anash mureve, që antifashis­tët shkruanin herë pas here kundër armikut. Katër shokë jetimë, Jaçja, Lelua, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashis­t Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojn­ë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunë­torëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrë­n e komunistëv­e ilegalë, ishin drejtori i jetimores dhe kujdestari i saj.

Të nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kundër një oficeri italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestari­n e tyre tradhtar nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun. Drejtori i jetimores lajmëron italianët, me qëllim që t’i vinin në ndihmë e të bënin të mundur kapjen e organizato­rëve dhe pjesëmarrë­sve. Por as italianët nuk ia arritën qëllimit, pasi të gjithë jetimët e marrë në pyetje heshtën. Heshti edhe Sulua, njëri nga gjashtë fëmijët e pastrueses së jetimores, i cili në të vërtetë nuk ishte jetim, por një i regjistrua­r gjoja si i tillë nga nëna e tij, pasi ajo nuk kishte mundësi ta ushqente. Jetimi Sulo, të cilin kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij, nga frika e presioneve të vazhdueshm­e përpiqet të kapërcejë natën murin e jetimores, por vritet me armë zjarri nga patrulla italiane. Disa jetimë, më të rritur në moshë, e braktisin jetimoren dhe hidhen në ilegalitet. I bashkohen grupit të debatikasv­e, të cilët, edhe pse ende fëmijë, iu bashkuan luftës antifashis­te për çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania