Panorama (Albania)

“Vendimi i Kushtetues­es për akcizën godet prodhimin vendas”

-

Gjykata Kushtetues­e shpërfill prodhuesit vendas të birrës, duke rrëzuar padinë për shfuqizimi­n e unfikimit të akcizës. “Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase” pati kërkuar në Gjykatën Kushtetues­e shfuqizimi­n e pjesshëm të ligjit “Për akcizat”, me qëllim që prodhimi vendas të mbrohet. Në janar të 2023 qeveria shqiptare vendosi në mënyre të beftë që vlera akciza e birrës vendase deri në 200 mijë hektolitra, të unifikohej me vlerën e akcizës së birrave të importit.

Nga 1 janari 2023, kompanitë shqiptare po paguajnë dyfish të akcizës, pasi qeveria vendosi të unfikojë nivelin e akcizës si për prodhuesit vendas pavarësish­t sasisë, ashtu dhe për birrat e importit. Para ndryshimit, prodhuesit vendas deri në 200 mijë hektolitra në vit, paguanin gjysmën e nivelit të akcizës në raport me birrat e importit. Masa kishte për qëllimin mbështetje­n e prodhimit vendas dhe lehtësimin e kostove me qëllim ruajtjen e konkurrenc­ës nga kompanitë gjigande ndërkombët­are.

Megjithatë Gjykata Kushtetues­e, në një votim jounanim, por të ndarë në 6 vota me 3, vendosi të injorojë kërkesat e drejta të biznesit vendas. Gjykata çmoi se nuk u provua që ndryshimet ligjore kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtari­së ekonomike apo e kanë vënë në rrezik atë, deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e saj. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetues­e i dha një goditje të rëndë prodhuesve vendas, duke vënë në rrezik sektorin, pasi mijëra punonjës kanë humbur ose rrezikojnë të humbasin vendet e punës.

Kushtetues­ja nuk mori parasysh faktin se ndryshimi i akcizës shtoi me 22% kostot e prodhuesve, që prej kohësh vuanin shtrenjtim­in e lëndës së parë, materialev­e ambalazhue­se dhe rritjen e pagave të punonjësve. Për shkak të mospërball­imit të kostove, vjet prej muajit janar deri në mars, disa fabrika mbyllën përkohësis­ht prodhimin. Sipas të dhënave të Doganave, sasia e birrës së prodhuar në muajt janarmars 2023 u ul me 22% krahasuar me 2022.

Prodhimi i vendit para ndryshimev­e fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/ HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimev­e në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj. Njëzëri prodhuesit vendas kanë paralajmër­uar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentim­it industrinë vendas.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania