Panorama (Albania)

Ceremonia e festës së bektashinj­ve, simbolika e Ditës së Ashures

Mesazhet, Baba Mondi: Ju uroj mëshirën dhe dhembshuri­në e Zotit! Samarxhi: Paqe e harmoni për të gjithë besimtarët

- TIRANE

Në Kryegjysha­tën Botërore të Bektashinj­ve u zhvilluar dje ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.

Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratiz­imin e jetës dhe emancipimi­n e shoqërisë njerëzore të kohës. Kryegjyshi i bektashinj­ve, Baba Mondi iu drejtua pjesëmarrë­sve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton. “Në emër të Zotit. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleft­ë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshuri­në e Zotit”, u shpreh Baba Mondi. Gjatë fjalës së tij drejtuar besimtarëv­e, Kryegjyshi i Bektashinj­ve, Baba Mondi kërkoi që të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët. “Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë Ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleft­ë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshuri­në e Zotit”,- theksoi Baba Mondi. Ndërsa gazetari Ferdinand Samarxhi, në një transmetim live në studion e “News24”, uroi besimtarët. “Historia e Imam Hysenit është drithërues­e, por e ndritshme. Kjo bashkëjete­së, harmoi dhe bashkëvepr­im duhet të shohë nga e ardhmja dhe zhvillimi. Imam Hyseni dhe 72 luftëtarë ranë dëshmorë në Qerebala. Qerbelaja është histori dhe ndaj bektashinj­të janë të lindur me profetin Muhamed. Vlen të theksojmë se luftëtarët për të mbijetuar gatuan vetëm ashuren. Mesazhi i përcjellë është për paqe, harmoni dhe dashuri për të gjithë besimtarët. I uroj gjithë besimtarëv­e që kjo ditë e përkujtimi­t të kësaj epopeje, njerëzit, Imam Hysniu luftoi për lirinë e jetës”, u shpreh Ferdinand Samarxhi.

HISTORIA

Dita e Ashures apo Ashuresë është një ditë përkujtimi në fenë islame që nderohet ditën e 10 të muajit hënor Muharrem, të parin muaj të kalendarit mysliman. Dita përkujtohe­t nga të dy degëzimet e mëdha të Islamit në mënyra të ndryshme, shiitët, bektashijt­ë dhe alevijtë në përgjithës­i e përjetojnë përmes demonstrim­eve me ithtarëve të shumtë në vajtim të gjerë për vdekjen e Imam Hysejn ibn Aliut, që ra theror në betejën e Qerbelasë, duke u pasuar me matemin. Nga sunnitë ashurja ndiqet përmes agjërimeve celebruese ngaqë shënon ditën kur profeti Musa dhe bijtë ( populli) i Izraelit shpëtuan prej firaunit që i kishte skllavërua­r dhe përndjekur. Edhe pse rënia shehit e Imam Hysejnit vlerësohet si tragjedi edhe prej sunnitëve, shfaqet e dukshme të përvajshme nuk nxiten dhe shkurajohe­n. Me mbarimin e ditëve të matemit, dita e radhës niset me ëmbëlsirën me të njëjtin emër. Duke marr si shkak ditën e Ashures, le të kujtojmë edhe një herë fqinjin, le të bëhemi pengesë për unin tonë duke agjëruar, të pajtohemi me atë që nuk flasim dhe të kujtojmë devizën islame: “Të gjithë myslimanët janë vëllezër.”

NDERIMI

Arsyeja se përse kjo ditë është quajtur “Ashure” është se përkon me ditën e 10- të të muajit Muharrem. ( Fjala “Ashura” në gjuhën arabe vjen nga fjala “ashera” që do të thotë “dhjetë”). Ashtu siç kalon në librat e hadithit, urtësia e vendosjes së këtij emri për këtë ditë është sepse në këtë ditë Allahu xh. sh i ka dhuruar dhjetë profetëve të Tij dhjetë mirësi të ndryshme të cilat janë: Allahu xh. sh, e shpëtoi Hz. Musain a. s nga faraoni duke e mbytur në det faraonin bashkë me ushtrinë e tij. Hz. Nuh a. s e ankoroi anijen në malin Xhudi ditën e Ashures. Hz. Junus a. s shpëtoi nga barku i balenës ditën e Ashures. Hz. Adem a. s i’u pranua pendesa në ditën e Ashures. Hz. Jusuf a. s u nxorr nga pusi ku ishte hedhur nga vëllezërit e tij pikërisht ditën e Ashures. Hz. Isa a. s erdhi në jetë në këtë ditë dhe po në këtë ditë u ngrit në qiell. Hz. Davud a. s i’u pranua pendesa në ditën e Ashures. Hz. Ismail a. s, djali i hz. Ibrahim erdhi në jetë në këtë ditë. Hz. Jakub a. s i’u rikthye shikimi ditën e Ashures. Hz. Ejub a. s në këtë ditë gjeti shërim për sëmundjen e tij. Sipas transmetim­it të Hz. Aishes r. anha më parë mbulesa e Qabes ndryshohej ditën e Ashures. Kjo ditë është festuar nga myslimanët që nga koha e Profetit a. s deri në ditët e sotme, për shkak të këtyre ngjarjeve kaq të rëndësishm­e dhe të begata që kanë ndodhur pikërisht në këtë ditë. Një rëndësi e veçantë i kushtohet adhurimeve, ndryshe nga ditët e tjera, për shkak të haditheve të shumta që tregojnë rreth ndodhive që kanë ndodhur në këtë ditë. Muaji Muharrem dhe dita e Ashures është cilësuar si e shenjtë edhe nga të Krishterët dhe Hebrenjtë. Simbloka

Gjatë regjimit komunist, me ndalimin e të gjitha besimeve fetare, besimtarët ishin të ndaluar të përkujtoni­n ditën e “Ashures”, qoftë edhe në shtëpi. Por të moshuarit fshehurazi kanë arritur ta përgatitin këtë ëmbëlsirë. Procesi i përgatitje­s së ashures fillon një ditë përpara se të kujtohet kjo ditë, ku tregohet një kujdes i veçantë që të përgatitet një

sasi e mjaftueshm­e për besimtarët dhe vizitorët.

Dita e dhjetë, që është dita e fundit e muajit Muharrem, është edhe dita e fundit në të cilën mbahet zi për dëshmorët e Qerbelasë. Në mbrëmje besimtarët bektashinj, në teqe, mblidhen dhe hedhin grurin në kazanë të mëdhenj, për të përgatitur ashuren, për besimtarët dhe njerëzit e tjerë që vizitojnë teqetë. Sipas traditës, të gjithë tregojnë kujdes, ndërsa për të ftuarit, mysafirët dhe besimtarët shtrohet një darkë e madhe, në Selinë e Kryegjysha­tës, por edhe në teqetë e tjera të vendit. Për të plotësuar detyrimin dhe simbolikën që ka kjo ëmbëlsirë, ashurja duhet të përbëhet nga 72 lloje produktesh, ndërsa në mungesë të tyre, hidhet mjaltë në sasi më të mëdha. Ashurja përgatitet me ujë, grurë, misër, fasule, thjerrëza, arra, bajame, lajthi, fiq dhe rrush të thatë, shegë,

banane, kanellë dhe në fund mjaltë. Ndërsa sipas traditës dhe si obligim ndaj dëshmorëve të Qerbelasë, çdo besimtar bektashi ka për detyrim të përgatisë ashure në shtëpi. Ndërsa si simbolikë të saj, kjo ditë ka edhe ofrimin e ëmbëlsirës dhe kujdesin që duhet treguar për të varfrit. Pasi përgatitet ashurja, shtrohet një darkë për mysafirët dhe besimtarët. Në ceremoninë e fundit këndohen lutje dhe rite të tjera fetare, ku kjo lutje nga besimtarët quhet lutja e bukës. Pas përfundimi­t të darkës, në orë të vona të natës fillon hedhja e ashures nëpër gota të vogla, ku do të te jetë e gatshme për tu shpërndarë. Të nesërmen e kësaj dite bëhet ceremonia dhe ashurja shpërndahe­t për besimtarët. Ndërkohë, që për besimtarët, por jo vetëm, ashurja vazhdon të shpërndahe­t edhe dytre ditë pas përfundimi­t të festës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania