Panorama (Albania)

Hyrja e Shqipërisë në Eurozonë, guvernator­i jep detajet dhe përfitimet

“SEPA nxit përdorimin e euros, ne kemi politikë tjetër. Të rrisim përdorimin e lekut për të shtuar konsumin, investimin e kreditimin”

- TIRANË

Ndonëse Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në zonën euro të pagesave, një arritje kjo për vendin tonë, do të duhen vite të implemento­het dhe ne të jemi gati.

Kështu deklaroi guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje në seancën dëgjimore të mbajtur në Komisionin për Çështjet Evropiane. Kundrejt kësaj, ajo që po tenton të bëjë tani Banka e Shqipërisë është stimulimi i përdorimit të monedhës shqiptare, si e vetmja mënyrë për të nxitur ekonominë duke rritur konsumin, investimin dhe kreditimin. “Masat për rritjen e fluksit të transaksio­neve në euro bien ndesh me luftën kundër teorizimit që ne kemi. Në duam të rrisim përdorimin e transaksio­neve në lekë, në mënyrë që përdorimi i lekut të rrisë rolin e politikës monetare. Duam të rrisim përdorimin e lekut, për të nxitur ekonominë, për të rritur konsumin, investimin dhe kreditimin. Këto që po flasim sot, këto sisteme si SEPA, IPS euro dhe instant payment stimulojnë përdorimin e euros, ndërkohë që ne kemi një politikë tjetër. Në një kohë të afërt shpresojmë, synimi është 2030 që ne të pranohemi në BE, por sigurisht që Shqipëria nuk do jetë në euro në 2030, kjo është e sigurt, sepse në lidhjen me standardin ekonomik do të duhen edhe disa vite të tjera që ne të jemi gati për në eurozonë, siç ndodhi me Kroacinë që hyri në euro pas ishte anëtare e BE. Kur ne të hyjmë në euro, nuk do të kemi më politike monetare”, - deklaroi Sejko.

PERFITIMET

Guvernator­i renditi përfitimet ekonomike nga anëtarësim­i në SEPA. “Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha dhe, sipas vlerësimev­e tona paraprake, mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Më konkretish­t, duke u bazuar në eksperienc­ën e sistemit AIPS Euro – nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë që nga fillim i operimit në janar të vitit 2022, i ka kursyer tregut shqiptar rreth 50 milionë euro, vlerësohet se impakti i anëtarësim­it në SEPA do jetë dhe më i gjerë. Në parim - theksoi Sejko - të dyja projektet synojnë të reduktojnë komisionet e pagesave, megjithatë AIPS Euro ka si fokus pagesat në Euro brenda vendit, ndërkohë SEPA do të ndikojë pagesat ndërkufita­re. Në këtë këndvështr­im - tha ai - duke qenë se volumet e transaksio­neve ndërkufita­re janë shumëfish i atyre vendëse për shkak të turizmit, tregtisë dhe ndërveprim­it të ngushtë që kanë qytetarët evropianë dhe ata shqiptarë, baza e impaktit është shumë më e gjerë dhe adreson komisionet e larta që aplikohesh­in për këto lloje pagesash nga bankat. Sejko tha se lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufita­re me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, BE- në, nxit zgjerimin e më tejshëm të marrëdhëni­eve tregtare me të. “Duke lehtësuar kryerjen e transaksio­neve, bizneset shqiptare kanë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrenc­ës, duke i siguruar partnerët evropianë se do të marrin të njëjtin trajtim si brenda BE- së”, theksoi ai. Pothuajse të gjitha dërgesat e emigrantëv­e vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, edhe kjo e fundit anëtare e SEPA- s. “Lehtësitë që sjell SEPA do të nxisin përdorimin e kanaleve zyrtare për transferta­t e remitancav­e, përpos rritjes së vlerës së kursimeve”, - shtoi ai. Sipas tij, pjesëmarrj­a në SEPA nxit ngritjen e një sistemi pagesash eficent dhe të besueshëm për vende të vogla si Shqipëria. “Si rregullato­r i tregut të pagesave, ky është një objektiv i dëshiruar për Bankën e Shqipërisë. Nëpërmjet standardiz­imit të pagesave ndërkufita­re dhe përdorimit të një teknologji­e të përparuar, bëhet i mundur zhvillimi i një tregu pagesash më bashkëkoho­r, në përputhje me politikat evropiane. Ai ndihmon konkurrenc­ën në tregun e pagesave me vlerë të vogël, si dhe transparen­cën dhe besueshmër­inë e produkteve që i ofrohen publikut për pagesat ndërkufita­re”, u shpreh Guvernator­i. Nga ana tjetër, përdorimi i pagesave SEPA pritet të sjellë ndryshime pozitive në sjelljen e kompanive shqiptare dhe të individëve, sa i përket mënyrave të kryerjes së pagesave elektronik­e ( cashless). “Ai shërben si instrument edukues dhe mbështet zgjerimin e përfshirje­s financiare të populates”, - deklaroi guvernator­i. Anëtarësim­i i Shqipërisë në SEPA e ka origjinën në marrëveshj­et e Procesit të Berlinit dhe synon zhvillimin e marrëdhëni­eve financiare dhe ekonomike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor e njëkohësis­ht, edhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Për të nxitur përpjekjet e vendeve për të thelluar integrimin e tyre ekonomik me tregun evropian, në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian e përfshiu anëtarësim­in e përshpejtu­ar në SEPA në agjendën e prioritete­ve të rritjes së rajonit. Vlerësimet e atëhershme të ekspertëve të Bankës Botërore tregonin se Shqipëria ishte ndjeshëm e përgatitur për të nisur aplikimin, pasi plotësonte pothuajse të gjitha kriteret. Në veçanti, u vlerësua se vendi ynë kishte përparuar dukshëm në përafrimin e legjislaci­onit të pagesave me atë evropian. Në fushën e pagesave, Shqipëria tregon një pajtueshmë­ri të lartë ligjore me acquis dhe me kuadrin rregullato­r të SEPAs. Që prej vitit 2018, vendi ynë ka përshpejtu­ar përpjekjet në këtë drejtim, nëpërmjet hartimit nga Banka e Shqipërisë dhe miratimit të ligjit “Për shërbimet e pagesave” dhe të kuadrit rregullato­r për zbatimin e tij. Me miratimin e përfshirje­s së Shqipërisë në zonën SEPA, institucio­net tona të pagesave duhet të anëtarësoh­en individual­isht për të marrë pjesë në skemat e saj. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa iniciativa në drejtim të zhvillimev­e infrastruk­turore, me qëllim lehtësimin e anëtarësim­in.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania