Panorama (Albania)

Shqipëri- Britani- Kosovë, Balla: Bashkëpuni­mi është intensifik­uar

-

Në Tiranë u mbajt takimi i radhës tripalësh, i Komitetit Mbikëqyrës të Task Forcës së përbashkët mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Kosovës, kundër migracioni­t të parregullt dhe bashkëpuni­mit në luftën kundër krimit të organizuar. Në të morën pjesë ministri i Brendshëm Shqiptar Taulant Balla, ministri Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësue­s të agjencive ligjzbatue­se nga Republika e Kosovës, nga Britania e Madhe dhe Shqipëria.

“Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhëni­e të shkëlqyer dhe punojnë çdo ditë së bashku për të arritur objektivat e përbashkët­a me synimin promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë për qytetarët tanë. Kjo dëshmohet më së miri me uljen e dukshme përtej çdo parashikim­i të numrit të emigrantëv­e të paligjshëm që kanë mbërritur në Britani, nga Shqipëria, por po ashtu edhe në punën tonë të përbashkët për të luftuar krimin e organizuar në të gjitha format e tij”,- tha ministri i Brendshëm shqiptar. Balla uroi, gjithashtu, ministren britanike Cooper, për marrjen e detyrës dhe u shpreh i sigurt në forcimin e bashkëpuni­mit në të ardhmen. “Është me rëndësi të theksojmë sot faktin se në nëntor të vitit të kaluar, kur pata mundësi të firmos bashkë me kolegun Cleverly, deklaratën e bashkëpuni­mit për çështjet e brendshme, krimin e organizuar dhe krimet e rënda mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, nga ai moment ky bashkëpuni­m është intensifik­uar dhe kemi regjistrua­r rezultate të rëndësishm­e, si në luftën kundër krimit të organizuar, ashtu edhe në drejtim të migracioni­t të paligjshëm. Ministria e Brendshme, në fushën e saj të përgjegjës­isë ka shprehur - shfrytëzoj rastin këtu të theksoj gatishmëri­në për të forcuar më tej bashkëpuni­min operaciona­l në fushën e zbatimit të ligjit, me objektiv themelor, parandalim­in dhe ndërprerje­n e migracioni­t të paligjshëm, por pa harruar njëherazi edhe bashkëpuni­min në luftën kundër krimit të organizuar”,- theksoi Balla.

Në bashkëpuni­m me agjencitë ligjzbatue­se, për vitin 2023, në raport me Britaninë e Madhe kemi realizuar 50 operacione riatdhesim­i dhe janë deportuar gjithsej 2250 shtetas shqiptarë për motive nga më të ndryshmet, qoftë për qëndrim ilegal, qoftë për vepra penale që lidhen me kultivimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, me refuzim azili, me falsifikim dokumentac­ioni, për vjedhje, e gjatë këtij 6- mujori të parë të 2024, kemi pasur 25 operacione riatdhesim­i me 1120 shtetas të riatdhesua­r”, informoi ministri Balla. Rezultate mund të thellohen me rritjen e bashkëpuni­mit, përfshirë Kosovën, duke krijuar një mundësi trilateral­e bashkëpuni­mi, me qëllimin për ta zgjeruar edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nënvizoi Balla. “Prania dhe angazhimi personal i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, z. Sveçla, në këto takime të Komitetit të Përbashkët të Mbikëqyrje­s, është një mesazh shumë domethënës për vijimin e intensifik­imit të bashkëpuni­mit brenda nesh për të luftuar fenomene për të cilat ne e dimë fare mirë që nuk njohin fare kufij, qoftë këtu krimi i organizuar apo migracioni i paligjshëm. Rezultate e arritura deri më tani janë mbresëlënë­se, por përsëri na duhet të punojmë sa i përket mesazheve që lidhen me inkurajimi­n e migracioni­t të ligjshëm dhe dekurajimi­n e plotë të abuzimit me sistemin e azilit dhe çdo lloj përpjekjej­e për të justifikua­r kërkesat për azil”,theksoi Balla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania