Panorama (Albania)

Shkodër, nëna më 4 fëmijë tenton t‘ i jap fund jetës, ndërhyn policia

-

Ditën e djeshme, policia ka mundur të shmangë një tragjedi të përmasave të tmerrshme që po përgatitej nga një e re. Me skemë të gatshme, të mësuar nga një prej ngjarjeve më shokuese të viteve të fundit, ajo ka marrë 4 fëmijët e saj dhe ka tentuar të hidhet në lumin Buna, në të njëjtin lumë, ku pak kohë më parë, Alma Arrazi u gjend e vdekur bashkë me fëmijët e saj. Por ka qenë fati i tyre të shpëtonin, një telefonatë e familjarëv­e të saj drejt policisë që i ka bërë këta të fundit të gjenden aty në kohë rekord dhe duke shmangur ngjarjen e rëndë. Burime policore nga Shkodra bënë me dije se 27vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshor­ti i saj dhe ishte shpërngulu­r tek prindërit. Teksa ajo që u vu re edhe nga efektivët e policisë ishte gjendja e saj e psikologji­ke e rënduar, diçka e cila ishte vënë re edhe nga familjarët e saj. Por pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytje­s, e reja ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionua­r 27- vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj. 27- vjecarja u shoqërua në policinë vendore të Shkodrës duke dhënë dëshminë e saj dhe duke treguar problemet e prag divorcit dhe kushtet jo shumë të favorshme ekonomike e vetme me 4 fëmijët. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fillim të muajit maj të këtij viti kur shtetasja Alma Arrazi i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e saj në ujërat e lumit Drin ndërsa policia arrestoi bashkëshor­tin e saj Erdgys Arrazi, i dyshuar për dhunë psikologji­ke në familje dhe si shkaktar i vetëmbytje­s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania