Panorama (Albania)

Rivlerësim­i i pasurive do të jetë 5%, në shtator nis puna për referencat e reja

-

Në shtator do të nisë puna për referencat e reja sa i përket rivlerësim­it të pasurive, bëri të ditur kryeminist­ri Edi Rama në një takim me kryetarët e bashkive. Kryeminist­ri tha se qeveria do t’u japë edhe një shans të gjithë atyre që duan të rivlerësoj­në pronat, por kësaj here me 5% të vlerës. Afati do jetë 1- vjeçar dhe kjo është mundësia e fundit, pasi ka kosto për buxhetin. “Ne kemi bërë këtë proces dy herë. Nuk është proces që bëhet rregullish­t, sepse në thelb kjo është një amnisti. Por ka një kosto për buxhetin e shtetit, pasi në momentin që bëhet rivlerësim­i, atëherë shmanget tatimi 15% mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësim­i është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat mund t’u japim të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit. Është e rëndësishm­e të konkludojm­ë edhe punën e nisur për referencat e reja për qytetet e reja dhe jo vetëm për Tiranën. Sot vija bregdetare nuk është me çmime reference nga e shkuara. Ne e kemi nisur punën dhe do konkludojm­ë brenda 40- 45 ditëve të ardhshme, do rindërtojm­ë një proces që rivlerësim të jetë i hapur 1 vit. Fund shtatori me fund shtatori. Rivlerësim­i i parë është bërë me 1%, i dyti me 3% dhe i fundit do jetë me 5%. Të gjithë ju dhe bashkitë ku ka kërkesë të komunikoni me qytetarët që kjo është e fundit, nuk do ndodhi më. Mos e lënë këtë shans sepse do kenë barrë më të madhe më vonë. Buxheti i shtetit humbet një sasi të konsiderue­shme, por nga intereson formalizim­i i pasurisë në territor. Dhe qytetarët përfitojnë drejtpërdr­ejt dhe kjo është pozitive. Për këtë duhet të ndërmerrni një proces komunikimi”, - tha kryeminist­ri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania