Panorama (Albania)

Legalizimi i banesave, Rama ultimatum bashkive: Procesi të përfundojë në vitin 2028!

“Kadastra të mos ketë monopolin, shpeshherë kanë krimbin e kërk esës për ryshfet. Në proces përfshihen edhe bashkitë. Vendosni radhë pune”

- TIRANË

Krahas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, edhe bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizime­ve, me qëllim që ky proces të jetë përmbyllur deri në vitin 2028.

Ky është ultimatumi i kryeminist­rit Edi Rama për krerët e pushtetit vendor në takimin e djeshëm. Ai iu kërkoi kryebashki­akëve përshpejti­min dhe monitorimi­n e procesit të legalizimi­t, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Sipas Ramës, përfshirja e bashkive ka një dobi të posaçme se, jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimi­t, por edhe do të shërbejë për të bërë monitorimi­n e punës në Kadastër, që në sektorin e legalizime­ve lë jashtëzako­nisht shumë për të dëshiruar. “Janë bashkitë që do të vendosin prioritete­t. Pra, procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar, që ju do të krijoni deri në muajin shtator, kur ky proces do të fillojë edhe si rezultat i ndihmës që AKSH- i po i jep ASHK- së për të pasur një platformë pune dixhitale dhe nëpërmjet këtij sistemi edhe për të krijuar një mekanizëm transparen­ce, por edhe llogaridhë­nie mes palëve”, - përcaktoi Rama. Ndër të tjera, kryeminist­ri vuri në dukje se apriori banesat e qytetarëve të këtij vendi duhet të legalizohe­n dhe se të besuarit e tyre duhet të bëjnë gjithçka që procesi të përshpejto­het dhe mbi të gjitha që të vendoset një rend shumë i qartë i kohës së kërkesave. “Kjo është Aja. Sepse është e padrejtë dhe e papërtypsh­me që disa presin prej vitesh, disa të tjerë e marrin legalizimi­n edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Ju keni detyrën të vendosni radhë dhe e para është legalizimi i banesave”, - iu tha Rama

kryetareve të bashkive. “Me këtë rol të ri që i jepet bashkisë, Kadastra - nënvizoi kryeminist­ri - nuk e ka më monopolin e zgjidhjes së problemeve”, që sipas Ramës, shpesh është abuzuar herë nga indiferenc­a, herë nga paaftësia dhe herë

nga krimbi i kërkesës për ryshfet. “Jemi këtu për të komunikuar me ju për nevojën e fillimit të punës bazuar në vendimin e qeverisë, i cili u mor si rezultat i një diskutimi të nisur edhe së bashku në takimin që zhvilluam në Sh

kodër me të gjithë kryetarët e bashkive të nxitur nga disa deputetë të PS, i pari ndër ta dhe më i zëshmi Erion Braçe dhe të domosdoshm­e, si rezultat edhe i faktit që ndërkohë që me pjesën e regjistrim­eve të pronave në Kadastër kemi

një ecuri pozitive, me pjesën e legalizime­ve nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për këto arsye qe ju i dini, është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces. Të krijohet një mekanizëm transparen­ce, por edhe llogaridhë­nie mes palëve, në mënyrë që nga njëra anë, kryetarët e bashkive dhe bashkitë në tërësi, të mos jenë në pamundësi për t’u ardhur në ndihmë

qytetarëve, kur ata vijnë tek ju edhe me të drejtë ankohen për procesin e legalizimi­t, nga ana tjetër zyrat vendore të Kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve, të cilin e abuzojnë për fat të keq në shumë raste, herë nga indiferenc­a, herë nga paaftësia dhe shpeshherë për fat të keq nga krimbi i kërkesës për ryshfet”.

 ?? ?? Rama: “Mundësia e fundit për rivlerësim, afati do jetë 1- vjeçar”
Rama: “Mundësia e fundit për rivlerësim, afati do jetë 1- vjeçar”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania